Published On: 19 Qershor, 2017

Lidhjet speciale me Xhavit Halitin të Rexhep Selimit, Sabit Gecit e biznesit të Llukajve!

Relacion sekret i KFOR-it amerikan dhe NATO-s (2)

Lexojeni më tej dosjen e përkthyer nga Gazeta SHQIPTARI.eu.

Xhavit Haliti, dosja vë në dukje se familja Elshani ka lidhje të afërta me Xhavit Halitin. Po ashtu theksohet se udhëheqësi i kësaj familje ka lidhje të ngushta me Ekrem Llukën, i cili dyshohet se ka lidhje me udhëheqës të krimit të organizuar dhe kontrabandimit.

Raportet e NATO-s dhe KFOR-it, i kushtojnë rëndësi të veçantë lidhjeve të Xhavit Halitit me Sabit Gecin, me nofkën “Çopa”. Sabit Geci dhe vëllai i tij janë njerëzit kryesor të Xhavit Halitit. Gjatë luftës “Çopa” ishte njëri nga liderët e Policisë Ushtarake të UÇK-së. Ai është njëri nga njerëzit kryesor të përfshirë në krim të organizuar në Prishtinë.

Grupi i Gecit raportohet se ka lidhje me Xhavit Halitin dhe Rexhep Selimin, dhe policinë speciale gjatë luftës në Kosovë.

Ekrem Lluka, është një figurë prominente e krimit. Ata janë të lidhur gjithashtu me Agim Elshanin, i cili menagjon fabrikën legale të birrës (familja Elshani, pesë vëllezër, të gjithë janë të lidhur me Halitin, janë të dyshuar për trafikim ilegal.

Haskaj, është një ish snajper dhe supozohet se është paguar për vrasje, ndërmjet 10.000 dhe 20 mijë DM.

Në vijim raporti i publikura nga ‘Koha ditore’, vite më parë.
Inteligjenca amerikane i ka përgjuar të gjithë: kush është takuar me nënkryetarin aktual të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, në vitet 2000 deri në 2004-ën, është pjesë e asaj që komentohet mafi në të dy anët e kufirit, përgjegjëse për trafik armësh, lëndësh narkotike, shantazhe dhe vënie pasurish me anë të krimit.

Në raportin e hartuar nga KFOR në 2004-ën, të cilin e publikoi pak ditë më parë edhe gazeta franceze “Le Monde”, prej 47 faqesh, e që mund të gjendet në linkun mafialand.de/Members/juergen/pdf/kosovo%20-%20Haliti%20Xhavit.pdf., emri i Fatos Nanos përmendet disa herë duke u akuzuar si pjesëmarrës në destabilizimin e Kosovës dhe më pas në trafikun e armëve nga Shqipëria në Kosovë.

Në përgjimet e KFOR-it jepen me data edhe takimet me Halitit me zyrtarë të SHIK-ut nga Shqipëria ose me ish-ambasadorin tonë të ndjerë në Maqedoni, Vladimir Prela. Në pikën 5.2 me titull “Krime”, të raportit të inteligjencës amerikane që është marrë nga gazeta autoritare “Le Monde”, ish-kryeministri i Shqipërisë thuhet se ishte përfshirë në trafik armësh me Halitin.

Haliti shërbeu si përfaqësues i Zyrës së Përfaqësisë së Kosovës në Tiranë, por sipas raportit kohën më të shumtë e kalonte në Prishtinë, ndërsa bënte edhe udhëtime për në Tiranë, që nga qershori 1999, kur forcat e NATO-s hynë në Kosovën e çliruar prej armatës serbe.

Ai kishte një kohë të gjatë që rrinte në Shqipëri, qysh nga koha e formimit të UÇK-së, ku ishte shef i logjistikës, me qëllim dërgimin e armëve dhe të parave nga Shqipëria në adresë të njësive të UÇK-së në terrenin kosovar. Në pikën 6 të raportit përshkruhen “Krimet dhe ngjarjet më të rëndësishme”.

Pika 8, që është “përmbledhja e raporteve” nis me takimin Xhavit Haliti-Fatos Nano.
8 mars 2004:

Gjatë mbrëmjes së të hënës në 1 mars 2004, Xhavit Haliti qëndronte në Grand Hotel, Prishtinë. Kryeministri shqiptar Fatos Nano, oficeri shqiptar i ndërlidhjes për Zyrën e Kosovës, B. M. dhe disa anëtarë të SHIK-ut nga Shqipëria e shoqëruan Halitin.

Koment për kontaktin: Posti i M., si anëtar i zyrës së Shqipërisë për ndërlidhje në Kosovë, është padyshim mbulesë e punës së tij si oficer i SHIK-ut.
6 shkurt 2004:

26 mars 2003:
Nis në Tiranë gjyqi ndaj E. N., i akuzuar për trafik armësh në 1998.
Detaje: Gjyqi për E. N., i ngarkuar me akuzën e trafikimit të armëve, nisi në Tiranë. Zyrtari I Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti ka mësuar për gjyqin dhe lidhjen e N., me trafikimin e pushkëve snajper në adresë së Halitit në atë kohë.
19 qershor 2002:

Haliti, i njohur me pseudonimin “Zeka” është njëri prej drejtuesve të PDK-së dhe anëtar i Parlamentit të Kosovës, figurë kyçe e krimit të organizuar dhe i lidhur me Shërbimin Informativ Kombëtar, dhe/ose anëtar i SHIK-ut të Kosovës.

Bashkimi Europian e ka futur në listën e zezë si i lidhur me Lëvizjen për Çlirimin Kombëtar.
25 tetor 2001:

FNU PERLEA është një anëtar i lartë i SHIK-ut në Prishtinë. Perlea përshkruhet si 52-53 vjeç, i shëndoshë, peshon rreth 100 kile, lëkurë të errët, i gjatë 168-170 cm, me flokë të zeza të prera shkurt.

Komente: Kërkimet tregojnë se FNU PERLEA ka shumë mundësi të jetë Vladimit Prela, i lidhur me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë. PERLEA është shok i ngushtë me Xhavit Halitin dhe rregullisht takohet me zyrtarë të PDK-së dhe anëtarë të lartë të Shërbimit Inteligjent të Kosovës (KSHIK), përfshirë Latif Gashi dhe Kadri Veseli. Perlea dihet se punon për Zyrën e Qeverisë Shqiptare.

Koment i kontaktit: Perlea duket se po kontrollon ndonjë vizitë zyrtare në Kosovë nga Shqipëria, veçanërisht atyre vizitorëve që mbështesin PDK-në. Unë besoj se Perlea është një përfaqësues i lartë i Zyrës së Shqipërisë në Kosovë. (Bëhet fjalë për të ndjerin Vladimit Prela, ish-ambasador i Shqipërisë në Maqedoni-shënimi i redaksisë).

22 korrik 2001

Përveç mbështetjes që ka në Kosovë, Haliti ka mbështetje në nivele të larta të Shqipërisë. Fatos Nano, kryetari i Partisë Socialiste në pushtet është shumë i afërt me Halitin. Haliti ka bërë marrëveshje edhe me drejtues të SHIK-ut në Shqipëri, për të bërë trajnime të përbashkëta të personelit të SHIK-ut të Kosovës, në Kosovë.

6 qershor 2001

Në orën 11.15 Xhavit Haliti eci nga zona e zyrave të PDK-së për në hotelin Grand në Prishtinë. Haliti eci në një zonë të hapur ku bisedoi me ambasadorin shqiptar “Prela” për rreth 20 minuta. Më pas ai lëvizi në një tavolinë të veçuar, ku foli me katër burra të panjohur, që besohet se janë anëtarë të SHIK-ut.

Rreth orës 12.00, Haliti hyri në hotel dhe u ngjit lart. Agron Haradinaj, që ishte në një kënd të vogël mori një telefonatë, pas ikjes së Halitit dhe gjithashtu shkoi sipër. Menjëherë, duke ndjekur ngjitjen lart të Haradinajt, katër anëtarët e SHIK-ut lanë tavolinën e tyre dhe bënë të njëjtën rrugë si dhe Haliti. Të gjithë besohet se shkuan në katin e dytë ku Haliti ka disa dhoma.

Dokumentet që janë zbardhur nga gazeta, kanë etiketën “USA KFOR” dhe përmbajnë detaje të rrjeteve të krimit të organizuar. Duke cituar shërbimin sekret amerikan dhe atë të NATO-s, Xhavit Haliti përshkruhet si i lidhur me një masakër të frikshme.
(Marrë nga “Koha Ditore”)

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...