Published On: 13 Qershor, 2017

Lidhja e Prizrenit, historia e madhe e kombit shqiptar

(Me rastin e 139-vjetorit)

Prof. Kastriot Bezati

Prizreni, qëndra e dardanëve, është një nga qëndrat urbane më të vjetra të Europës, i cili ndoshta fillimet e veta i ka në shekullin IV para lindjes së Krishtit dhe, nga një qytet – kështjellë u  kthye ne një qytet urban nga më të zhvilluarit në Ballkan në shekullin e XIII. Sami Frashëri, në veprën Kamus-ul-Alam, viti 1889, shkruan: “Qytetet më të  rëndësishme të Shqipërisë janë: Shkodra, Prizreni, Manastiri dhe Janina” dhe se “Qyteti i Prizrenit është një qytet i bukur me popullsi 38 000 banorë”, – vazhdonte më tej  Samiu i Madh.

Shoqata AK “Përmeti”, gjatë ecurisë  në 19 vitet e jetës së vet, ka qënë në çdo kohë një lëvizje atdhedashurie, njerëzore, vëllazërore, shoqërore, drite e diturie. “Ne e duam vëllazërinë, dashurinë e miqësinë”, – ka thënë këngëtari magjik i shqipes Naim Frashëri. Abdyl Frashëri shiti pasurinë për të bërë Shqipërinë. “Patriotizmi tregon vlerën e njeriut”, – ka thënë Sami Frashëri dhe se “Virtyti i parë është dashuria për Atdhe”, – ka thënë Napoleon Bonoparti.

Përmeti, si trevë, edhe pse ka përmasa të vogla gjeografike, vetëm 929 km2 dhe, brënda kësaj hapësire lartësohet Frashëri, me hapësirë gjografike 15.5 km2, gjatë ecurisë historike kanë lindur shumë figura me kontribute të veçanta për kombin, ndaj dhe emri i Frashërit dhe Përmetit, realisht nuk kane kufij gjeografike, janë si hapësira, pa fillim e pa mbarim, ndërsa Vëllezërit Frashëri, Abdyli, Naimi e Samiu, janë doktrinerë të mëdhej të kombit dhe veprat e tyre jane Bibla dhe Kurani i shqiptareve kudo qe ata jetojne e punojne, brenda e jashte Kosoves, brenda e jashte Shqiperise. “Abdyl Frashëri, i Tosk me mënd”, të cilit “m’i bëjnë të gjithë tungjatjeta” se “faqe t’bardh i la Shqipnisë”, – thotë Gjergj Fishta. Naim Frashëri është “shpirti i kombit”, – thotë Ismail Kadareja, është ”shënjtori i njerëzisë”, – thotë Dritero Agolli, është “ndërgjegjia e kombit”, – thotë Rexhep Qosja, është “Naim Shqipëria”, – thotë Shqipëria. Sami Frashëri, truri i Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe emblema e diturisë së Shqipërisë, eshte nje “permendore pune”, eshte  “nje akademi”, – thote studjuesi  turk Shaxhaattin Tural.

Shqipëria ka nxjerr burra që kanë drejtuar në periudha të ndryshme edhe Italinë, Turqinë, Egjyptin, Rumaninë e Greqinë. Shqiptarë kanë qënë ndër të tjerë edhe 33 perandorë në Romë, edhe 39 kryeministra në Stamboll, edhe 10 papë në Vatikan.

Shqiptarët janë më të vjetrit, më trimat e më të bukurit në Europë. “Nuk ka racë më të vjetër se shqiptarët në Europë”, – thotë Albert Dymo. “Unë dikur mendoja se populli më trim i Europës ishin gjermanët e, më vonë, si rusë që jam vetë, kam thënë se janë rusët, kurse tani katërcipërisht jam i bindur se populli më trim i Europës janë shqiptarët”, – i shkruante më 1821 poeti i madh, Pushkini,  mikut të vet, Davidovit. “Shqiptarët …ndoshta janë raca më e bukur në botë”, – i shkruan poeti i madh, Bajroni,  më 12 nëntor 1809 nënës së tij, Katerinës, e cilesuar kjo bukuri e shqiptarit edhe ne nje shkrim te botuar ne New York Times me 21.05.1911, ku thuhet: “Shqiptaret jane raca me e bukur e Europes”.

Shqiptarët që janë më të vjetrit në Europë, siç thotë Albert  Dymo, që janë më trimat në Europë, siç thotë Aleksandër Pushkini, që janë edhe më të bukurit në botë, siç thotë Xhorxh Bajroni, si ka mundësi që trojet e tyre të mos jenë të bashkura në një shtet të vetëm, por të coptura  në disa shtete të  Europës?

Shqiptarët, mbi e nën tokë, në çdo kohë, për çështjen e atdhut, kanë “kuvënduar e shtrënguar duart”, “kanë qëndruar e luftuar së bashku” dhe e bënë Shqipërinë më 28 nëntor 1912 dhe e bënë Kosovën më 17 shkurt 2008. Por nuk e bënë shtetin e tyre ashtu si e krijoi natyra dhe si e do historia. “Te mos u jepet asnje pellembe nga toka shqiptare bullgareve, serbeve, malazezeve, grekeve”, – shkruante Sami Frasheri me 24 qershor 1878, ndersa 3 dite me vone, me 27 qershor 1878, ai shkruante: “Masa e pare qe duhet te merret … eshte bashkimi i shqiptareve ne nje vilajet, duke e ndare ate nga sllavet dhe greket”. Bashkim të trojeve shqiptare nuk mund të ketë pa bashkim të mëndjeve, qëllimeve dhe interesave të përbashkëta të shqiptarëve, sidomos brënda por edhe jashtë Shqipërisë dhe Kosovës. Gjaku, gjuha, bashkimi i mëndjeve, qëllimet dhe interesat e përbashkëta të shqiptarëve  do sjellin apo do të bëjnë që të vijë edhe  një “Ditë e Tretë e Madhe e Kombit”, e cila do ta bashkojë Shqipërinë me Kosovën  dhe me trojet shqiptare ne Maqedoni, ne Serbi dhe ne Mal te Zi si dhe me Camerine, edhe me te gjitha trojet shqiptare qe sot ndodhen ne Greqi. Do te bashkohen trojet shqiptare ne nje shtet, tashme keto troje te nderkombtarizuara, nepermjet rrugeve te pranuara edhe nga Europa e SHBA, sepse mbi te verteten dhe historine, mbi zgjidhjen e ceshtjeve te pazgjidhura, mbi te miren dhe te drejten e kombeve ngrihet dhe do te lartesohet nga viti ne vit Europa dhe SHBA. Unitetin territorial  te kombit  e kerkoi dhe per te luftoi edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe  pishtarë te medhenj në këtë rrugë të bashkimit të kombit shqiptar  janë edhe  Vëllezërit Frashëri.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...