Published On: 27 Prill, 2017

Lideri serb Vuçiqi: Notë proteste Francës për lirimin e Ramush Haradinajt!

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas mbledhjes së jashtëzakonshme që e thirri sot në mëngjes, pas vendimit të Gjykatës në Colmar për lirimin e Haradinajt, ka reaguar mjaftë ashpër, duke thënë se ky vendim është i ndikuar politikisht, skandaloz dhe i turpshëm.

Vuçiq ka thënë se vendimi i Gjykatës së Colmarit është skandaloz, i ndikuar politikisht dhe i turpshëm, shkruan b92.

“Nuk e kemi ftuar për çokollata dhe ëmbëlsira, por e kemi kërkuar për krime të luftës”, ka thënë Vuçiq, derisa kritikoi ashpër vendimin e Gjykatës në Francë.Pas përfundimit të mbledhjes, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nga Parisi do të thirret ambasadori i Serbisë ndërsa po shqyrtohet mundësia e dërgimit të një note proteste Francës.

Kryeministri dhe kryetari i zgjedhur, Vuçiq, lirimin e Haradinajt e ka quajtur pikëllues, tragjik dhe qesharak.

Ai ka paralajmëruar se ekipi i juristëve serbë do ta shqyrtojë vendimin e gjykatës franceze dhe shteti serb do të marrë vendimet e veta të ardhshme lidhur me këtë lirim, të cilin ai e ka quajtur të paprecedent.

Gjykata në Colmar të Francës e ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, megjithëkëtë, pas një kohë mjaftë të gjatë që Haradinaj qëndroi atje.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...