Kosova

Liburn Aliu i përgjigjet Naim Tërnavës për ndërtimin e xhamisë pa leje

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, kishte thënë se nëse komuna e Prishtinës nuk i kthen përgjigje për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në lagjen Dardania, atëherë ai do të fillojë ndërtimin e saj pa leje të komunës.

Drejtori i Urbanizmit në komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, ka treguar se deri më tani komuna nuk ka dhënë leje për shkak të kërkesave shtesë të BIK’ut, që objekti i xhamisë të shoqërohet edhe me lokale të tjera.

Sipas Aliut, nuk është dhënë leja dhe ndërtimi i xhamisë nuk ka filluar për shkak përmbajtjeve tjera përveç xhamisë.

Ndërsa fillimin e  ndërtimi pa leje, siç ka deklaruar myftiu, drejtori i Urbanizmit e quan të pamundur dhe të jashtëligjshëm.

“Fillimi i ndërtimit të xhamisë pa leje është i kundërligjshëm. Çështja e lejes ndërtimore do të ishte moti e kryer po të mos ishte pezullimi asokohe për përmbajtje tjerë, përpos xhamisë”, ka thënë Aliu në Rubikon. /Express/

Related Posts

  1. Ky myfti i BIK -ut , per arsye te shume skandaleve dhe paregulkesive ne Bashkesine Iskame por , edhe per faktin se me disa bashkepuntor te tij destruktiv e ndryshoi edhe kushtetuten e BIK -ut per te qendrat edhe 5 vite te tjera ne krye te selise se kultiit islam pase 2 mandateve qe ishte aty ne krye te BI ne Kosove , duhet te ndiqet penalisht ne menyre qe te shpartallohet kjo madje fetare e instaluar ne BIK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *