Published On: 2 Janar, 2016

Libri i ri i ‘Game of Thrones’ nuk do të dalë para sezonit të ri

Duket se më në fund, fansat e serialit do të dinë ngjarjen para atyre të librave të ‘Game of Thrones’.

Autori i serisë së librave ‘A song os Ice and Fire’, nga të cilat është i bazuar edhe seriali televiziv ‘Game of Thrones’, përsëri ka zhgënjyer fansat.

George RR Martin ka treguar në blogun e tij se libri i gjashtë, ‘The Winds of Winter’ nuk është përfunduar dhe nuk do të dalë në afatin e caktuar, përsëri.

Kështu, sezoni i gjashtë i serialit që transmetohet në HBO do të tregojë ngjarjet nga libri i gjashtë dhe para fillimit të sezonit nuk do të mund të kuptojmë fatin e Jon Snow.

Martin ka kërkuar falje për këtë vonesë, duke thënë se askush nuk është më i zhgënjyer se ai vetë.

I pyetur se nëse do të zbulojmë shumëçka gjatë sezonit të ri të serialit, ai ka thënë se shumë gjëra do të zbulohen, por dhe shumë nga ngjarjet do të mbeten ende sekret, po kjo edhe për shkak se seriali dhe librat kanë marrë shumë rrugë të ndryshme, sidomos në sezonet e fundit.

Sezoni i gjashtë i ‘Game of Thrones’ do të fillojë t

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...