Published On: 26 Nëntor, 2016

Libri i parë për Sali Berishën. Ja nga kush vjen

Edhe pse mes tyre marrëdhëniet janë ftohur sadopak me kalimin e Partisë Demokratike në opozitë, Blendi Fevziu deklaroi sot se Sali Berishës, ish president, ish kryeministër dhe drejtues për shumë vite i të djathtës në vend do t’i përkushtojë një libër.

Fevziu në “Xing me Ermalin’ pohoi se nga tre librat që ai do të bëjë së shpejti mes tyre do të jetë dhe një për Sali Berishën. “Kam shumë projekte dhe tre libra që do t’i punojë dhe publikojë së shpejti, ku njëri libër do të jetë për Sali Berishën. “Është një personazh shumë interesant për mënyrën sesi ka dominuar në pushtet. Janë tre personazhe që kanë zotëruar këtë pushtet. I pari është Ahmet Zogu, i dyti është Enver Hoxha që e ka dominuar dhe i treti është Sali Berisha me prezencës dhe mosprezencën e tij ka lënë gjurmë. Biografia është e paautorizuar, në të kundërt ti je i detyruar të shkosh sipas versionit të personit”, ka thënë Fevziu.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...