Published On: 22 Tetor, 2016

Lexojeni përmbajtjen e produktit në “shqipen KS” dhe “shqipen AL” dhe vërejini “dallimet”! (Foto)

I keni parë produktet në raftet e shitoreve? Në to duhet të shkruaj përmbajtja e atyre produkteve, që blerësi të dijë se çfarë po konsumon.

Përmbajtja shkruhet në gjuhë të ndryshme, varësisht nga vendi ku eksportohet. Ndërkaq, si shenjë identifikuese për gjuhën përdoret shkurtesa e shtetit.

Kështu, përmbajtja po përkthehet për “dy” gjuhë shqipe: KS dhe AL, transmeton Telegrafi.

Për një produkt, për KS thuhet: “Përmbajtja: Miell, Sheqer, Kakao, Kryp, Sod, kikirik i bluar, Qumësht Pluhur, Yndyrëra Bimore. E aromatizuar me aromë lajthi, vanill”!

Ndërkaq, për AL: “Përmbajtja: Miell, Sheqer, Kakao, Kryp, Sod, kikirik i bluar, Qumësht Pluhur, Yndyrëra Bimore. E aromatizuar me aromë lajthi, vanill”!

Dallime nuk ka, apo jo? Por, gabime drejtshkrimore po! /Telegrafi/

interv

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...