Published On: 30 Maj, 2017

Lëvizja Vetëvendosje hap fushatën zyrtarisht në Qytetin e Gjilanit!

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar se fushatën elektorale do ta nisin në qytetin e Gjilanit të mërkurën në orën 14:00.

Ai ka thënë se arsye se pse kanë zgjedhur Gjilanin për këtë është pasi rajoni i Anamoravës është prekur më së shumti nga decentralizimi etnik.

“Gjilani e Anamorava janë prej regjioneve të prekura më së shumti nga decentralizimi etnik. Ndaj dhe fushata jonë elektorale do të nisë me tubimin e madh në Gjilan, të mërkurën në orën 14:00”,“Tash është momenti të punojmë për ndryshimin. Katër vjet këta nuk e pyesin popullin, e pyesin vetëm në një ditë, në ditën e zgjedhjeve. Le ta japim përgjigjen tonë atë ditë, që në 12 qershor të festojmë së bashku 12 vjetorin e VETËVENDOSJE!-s”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...