Published On: 22 Gusht, 2017

Lëvizja Vetëvendosje hap dyert për adhuruesit e flaktë të Shefqet Krasniqit

Anëtari më i ri i Vetëvendosjes, Arian Xhezairi, i cili është prezantuar dje nga Vetëvendosja si prurja më e re që do të ndihmojë për fitoren e këtij subjekti në këtë qytet, përveç që është një adhurues i flaktë i Shefqet Krasniqit, imamit që ndiqet nga për terrorizëm, ai manifeston haptazi qëndrime antiamerikane.

Tashmë dihet që vendi përballet me fenomenin e radikalizmit fetar, ndërkohë që nga Kosova me qindra të rinj i janë bashkuar ISIS-it, por për anëtarin më të ri të Vetëvendosjes këto janë vetëm gënjeshtra.

Kështu Arian Xhezairi, në një postim të tij ka thënë se të dhënat e Departamentit Amerikan për ekstremizmin islamik në Kosovë janë rrena.

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit: Të dhëna shqetësuese mbi ekstremizmin islamik në Kosovë”. Departamenti Amerikan i Shtetit po rrenë, me t’madhe!” ka shkruar ai në Facebook në njërin nga postimet e tij.

Ndërkohë për Arian Xhezairin, imami Shefqet Krasniqi që nga shteti ndiqet për urrejtje ndërfetare është personi më i dashur në jetën e tij. Këtë ai e dëshmon me një postim tjetër, shkruan Gazeta Express.

“Në këte foto, shfaqen tre nga njerëzit më të dashtun n’jetën time; Prof. Shefqa, prindi im (dr. Ajdin Xhezairi) dhe mixha im (Samidin Xhezairi alias Komandant Hoxha)”, ka shkruar ai në legjendën e fotografisë.

Vetëvendosja është shfaqur e entuziazmuar me këtë prurje.

Dje perkrahes i neotomanit Gezim Kelmendi, nje person i cili mohon histoine kombetare shqiptare

Xhezairi, një inxhinier i softuerit, që ka studiuar për shkenca politike dhe teknologji në Universitetin e Vjenës, dhe që është shkolluar dhe që ka shërbyer në Forcën e Sigurisë së Kosovës për 7 vjet, është prezantuar si anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, nga shefi formal i kësaj partie, Visar Ymeri.

Ndryshe, Vetëvendosja në Prizren do të garojë me Mytaher Haskukën, krah i djathtë i të cilit do të jetë Xhezairi, adhurues i imamit kontrovers Shefqet Krasniqi dhe antiamerikan i përbetuar.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...