Published On: 29 Maj, 2017

Letra e një ushtari: Turp për ju bashkëluftëtarë të krahut të luftës’! (Foto)

Fotografia e Besnik LajqiFotografia e Besnik Lajqi

Një ish luftëtarë dhe ushtarë tejet dinamik në organizimin e uftës dhe pjesëmarrjes në të, ka shpërthyer në mllef ndaj atyre politikanëve që dikur ishin bashkëluftëtarë të tij, por sot janë në politikë dhe këtë po e bëjnë duke i konsideruar disa prti si krah i luftës. Por, për sjelljet e tyre denigruese, ish luftëtari i UÇK-së Besnik Lajqi, ka vetëm një mesazh: “Turp ju qoftë!”

Ai është i revoltuar me sjelljet e tyre të përgjithshme, por edhe me faktin se atij ia mohuan statusin e veteranit atij dhe vëllait të tij Ademit, ua mohuan pjesëmarrjen në luftë.

Me gjasë, edhe pse nuk e thotë Besniku në reagimin e tij, atij iu mohua lufta për shkak se disa herë ka denoncuar me emra disa të dyshuar për krime, të cilat i kishin bërë ndaj shqiptarëve.

Në vijim Gazeta Shqiptari.eu, ju sjellë letrën e shkurtër, por shumë shprehëse të Lajqit, i cili i dha fund edhe mërgimit 35 vjeçar duke vendosur që të jetojë përgjithmonë në Kosovë.

“Një përshëndetje nga Rugova për ish bashkëluftëtarët e asaj kohe. Të nderuar bashkëluftëtar që jeni në parti të ndryshme. Ju lus të mos më bëni ftesa që të marrë pjesë në mbrëmjet e partive tuaja, që i quani parti të krahut të luftës. Nuk dua të jem në mesin e juaj. Sepse Ju më mohuat statusin e veteranit të luftës mua dhe vëllait tim Ademit!!
Pas 18 viteve në Danimarkë erdha në vendlindje që të kontribuoj edhe unë për vendin gjatë luftës. Kurse ju më mohoni mundin tim e të familjes time gjatë luftës!! TURP TË KENI!!
Unë pas 35 viteve në mërgim u ktheva në bjeshkët e mia në atdheun tim. Besoj këtë nuk keni drejt të ma mohoni!!
Një thënie e Heroit Hasan Prishtina:
“MJER QYTETRIMI KUR DO JU SJELLIN LIRIN ATA QË DO DALIN NGA SHPELLAT!!”

P.s foto nga lufta në Loxhë!!

Besnik Lajqi Rugovë
Maja e Nike Dedes.

Gazeta SHQIPTARI.eu

 Fotografia e Besnik LajqiFotografia e Besnik LajqiFotografia e Besnik LajqiFotografia e Besnik LajqiFotografia e Besnik Lajqi

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...