Published On: 18 Maj, 2017

Lëndohet rënd një kosovar në Gjermani, i doli makina nga kontrolli

Të hënën, rreth orës 11 të paradites, në një kantier rrugor në Hundendorf të Bavarisë, Gjermani, ka ndodhur një aksident i rëndë. Një punëtor 48 vjeçar nga Kosova ishte duke e ngarë rulin e tij (cilindrin, makinën rrafshuese) në një terren me pjerrësi, kur ai i del nga kontrolli dhe nuk mund të frenohet më, shkruan pnp.de.

Në gjendjen e rrezikshme që ndodhej, kosovari nuk pa rrugëdalje tjetër përveç se të kërcente nga makina, transmeton albinfo.ch. Për pasojë ai pësoi lëndime të rënda aq sa u desh të transportohej me helikopter për në spital.

Më vonë, një ekspertizë teknike ka konstatuar se frerët e rulit kishin qenë në një gjendje të çrregullimit total dhe kjo kishte shkaktuar aksidentin e rëndë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...