Published On: 31 Maj, 2017

Lëndohet njeriu kryesor i Juventusit, para finales së Ligës së Kampionëve (Video)

  • Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka pësuar një lëndim muskulor dje gjatë një ndeshje bamirësie.

Gjithsesi, trajneri italian do të jetë në bankinën e Juventusit për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit këtë të shtune në Cardiff, transmeton Express.

Allegri e la fushën duke e mbajtur ijën e djathtë dhe tha për Rai1: “Shaka është kjo? Absolutisht jo, po argëtohesha dhe u lëndova, është thjesht lëndim muskulor.”

Sipas Allegrit, moshën nuk mund ta sfidosh.

“Mund të provosh të sfidosh gjithçka, por jo moshën!” ka thënë ai.

Allegri ka qenë mesfushor gjatë karrierës së tij si futbollist, duke u paraqitur plot 370 herë për klubet si, Pescara, Cagliari, Perugia dhe Napoli.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...