Published On: 9 Korrik, 2017

Lekaj: Numrat i kemi, qeveria formohet shpejt (Video)

Tashmë pas certifikimit të rezultatit, pritet shumë shpejt që Presidenti i vendit të japë mundësinë për formimin e qeverisë së re. E mundësia për ta bërë një gjë të tillë, sipas Kushtetutës së vendit, i jepet partisë ose koalicionit fitues, e në këtë rast i bie koalicionit PAN.

Pal Lekaj, nga ky koalicion, u shpreh i bindur se në momentin kur kreu i shtetit të japë dritën jeshile për formimin e qeverisë, ky koalicion do të arrijë ta bëjë një gjë tillë.

Lekaj për Tribuna Channel deklaroi se puna e numrave është kryer, dhe shumë shpejt Kosova do të bëhet me qeveri të re, në krye me Ramush Haradinajn kryeministër.

Se sigurimi i numrave është çështje e kryer e tha edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Ai përmes telefonit i tha televizionit se qeveria do të formohet shumë shpejt, dhe se sigurimi i votave të mjaftueshëm për këtë gjë është bërë shumë kohë më parë

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...