Published On: 25 Gusht, 2017

Le ta trusin bythën Kryesia e LDK-së, Kryetari, dhe deputetët e le të rrinë në opozitë!

Po shprehi mendimin tim shul shqip!

 

Shkruan: Xhevat Rexhaj

 

  1. Kur Gjermania e SHBA-ja e detyruan LDK-në në nëntor 2014, mu në Istog në hotelin Trofta të lidhin koalicion me PDK-në, unë si njeri i thjeshtë me zor, por e pata pranue si të duhur kur kërkonte sidomos kancelarja Merkel. Ai koalicion ishte për LDK-në i rrezikshëm, por edhe i kapshëm sepse qeveria u nda 50% me 50% plus LDK mori postin e kryeministrit për herë të parë. (PDK ja e hanger m… ma vonë duke u bashkue me Listën serbe, VV, AAK-në e Nisman, parti të dala nga LPK-ja kriminale dhe nga frika e sukseseve e rrëzoi qeverinë… e pas zgjedhjeve, doli se ja rrasën vetit thellë.)
  2. Isha kundërshtar i madh i të bërit koalicion me AKR-në, dhe e them përsëri ma i dëmshëm ishte koalicioni me AKR-në sesa me PDK-në, … koha e tregon dhe do ta vërtetoj këtë… të tjerat i presim!
  3. E tash jemi në momentet kur ka taravola e taravolesha në LDK që duan një koalicion (në situatën e pakthjellët me numra…) me organizatën tanimë interesante: enveriste-titiste e islamiste me emnin VV. Unë e di se edhe në LDK ka aso që janë jashtëqitje e Sh. Krasniqit dhe mjekrave e shamijave, por disi nuk kallxohen hapur (janë të fëlliqtë shumë), dhe të cilët me dëshirë do binin në prehrin e mishmashit ma të paskrupulltë politikë anti evro-perëndimor të A. Kurtit me kompani çegevarash. Të tillët duhet të stopohen, dhe nëse ka pakëz moral, etikë, institucionalizëm, rugovizëm, amerikanizëm, evropianizëm, shqiptari e shtetdashuri në hierarkinë, pra Kryesinë e LDK-së dhe kryetarit në asnjë variant nuk duhet të bisedojnë me VV-ën, assesi, shkurt e trup le ta trusin bythën Kryesia, Kryetari, dhe deputetët e le të merren me parti, me zgjedhje lokale dhe përgatitje për reforma partiake, për rifreskime dhe pse jo për zgjedhje të jashtëzakonshme, shul shqip le të trusin bythën edhe për opozitë. LDK-ja nuk e ka asnjë mundësi me luajt guxhas me kriminelë e banditë të partive të dala nga LPK e ato janë: VV-PDK-AAK e Nisma, jo nuk e ka ngase ata të gjithë së bashku i ka formue ma herët SHIK-u, por tani për pushtet janë në gjendje t’ia hajnë kokën, dhe m…n njani tjetrit, e LDK ka hëngër boll dajak prej tyne qe 19 vite, gjatë lufte dhe pas lufte, andaj tash ashtë rendi që ata PAN istat e VV-zistat të lajnë hesapet dhe krimet e bëra që 19 vite popullit dhe shtetit e të ardhmes së Kosovës.

Qeveria ma e duhur për “MILETIN” e Kosovës do ishte: PAN- VV-LISTA SERBE E SHKIVE…!

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...