Published On: 22 Gusht, 2017

LDK vendos, garon me Arban Abrashin

  • Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu ka konfirmuar se kjo parti synon ta kthejë qeverisjen e kryeqytetit me Arban Abrashin kandidat për Kryetar të Prishtinës. 

Veliu, duke folur shkurt për Gazetën Express tregoi se vendimi është marrë të martën, në mbledhjen e kryesisë së LDK’së, kur edhe ka qenë dita e fundit e partive politike që të prezantojë emrat e kandidatëve për kryetar dhe këshilltar komunash në KQZ, për zgjedhjet lokale të 22 qershorit.

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në garë do të përballët  me kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti nga VV-ja dhe Arbër Vllahiun e AAK-së. Derisa, PDK-ja ende nuk ka prezantuar kandidat.

LDK me Abrashin synon ta kthejë qeverisjen në kryeqytet, pasi kryetari i saj Isa Mustafa humbi drejtimin e komunës në dhjetor të 2013-s, në balotazh me Shpend Ahmetin. Para Isa Mustafës, kryeqyteti ishte drejtuar nga Ismet Beqiri, po ashtu i LDK’së, i cili edhe për 22 tetor kishte shprehur gatishmëri të rikandidonte.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...