Published On: 11 Gusht, 2017

LDK udhëhiqet nga puçistë

Mustafë Shabani

Pas publikimit të kandidatëve për kryetar komunash nga partia së cilës i takoj dhe i kam kushtuar gjithë kohën dhe përkushtimin me shpirt.

I revoltuar deklaroj sa vijon:

1-LDK udhëhiqet nga puçist, e jo nga LDK-ist të Ibrahimit
2-Përkundër faktit që puçistët kanë humbur katër palë zgjedhje, deri më sot pas të gjitha këtyre humbjeve nuk kanë reflektuar.
3-Puçistët në vazhdimësi dhe pa u ndalur kanë diferencuar dhe diferencojnë dhe larguan vlerat tona kombëtare nga strukturat dhe nga listat e kandidatëve, vetëm e vetëm pse të tillët nuk bien pre e këtyre klaneve.
4-Në vend që të krijohej bashkëveprim dhe koalicion i mbrendshëm u vrapua pas koalicioneve jo parimore, vetëm që të manipulonin me ndjenjat e elektoratit të dëshpëruar deri në skajshmëri.
5-Duke analizuar të gjitha rrethanat dhe raportet puçistët ju frikësuan fitores ndaj SHIK-ut, sepse nuk kishin guximin ta merrnin përgjegjësitë.
6-.Mjeti për të mbajtur kreun e partisë të uzurpuar për ta ishte ose pushteti, ose roli i viktimës.
7-Puçistët kësaj radhe jo nga inatet ndaj SHIK-ut që i rrëzoi, por nga frika e reagimeve të anëtarësisë dhe përkrahësve njëherë për njëherë nuk i janë bashkangjitur SHIK-ut në bashkëqeverisje.
8-Qëllimet e puçistëve të LDK-së janë të njëjtë me ato të SHIK-ut dhe klanit Pronto, dhe ai është pushteti me çdo kusht, dallojnë vetëm metodat e veprimit.
9.-Ata instaluan kupolën e krimit në pozitën më të lartë të vendit, dhe tani shiten e shtiren si gjoja parimor, duke kundërshtuar zgjedhjen e R. Haradinajt, edhe pse i njëjti kishte koalicion me Profetin tonë Ibrahim, edhe pse i njëjti u përkujdes për përcjellje shtetërore duke i dhënë lamtumirën e fundit me gardën e organizuar brenda natës.
10-. Derisa LDK-ja të mos lirohet nga ky nivel i ulët vendin do ta udhëheq SHIK-u dhe PRONTO klani.
11-Rënia e njërit klan automatikisht sjell rënien e klanit tjetër, andaj përkundër dhimbjes që unë ndjejë jam për ata që ti ndëshkojmë me votën tonë.

Duke u nisur nga këto fakte dhe shumë të tjera të pacekura unë kësaj radhe:

Uroj që të fitojnë me të mirët
Absolutisht nuk çojnë peshë bindjet dhe përcaktimet e mia politike.
E dua Podujevën për aq sa ka mundësi më shumë të zhvilluar, të organizuar dhe të lumtur.
Kësaj radhe do ta votoj kualitetin dhe vlerën, e cila është elementi përcaktues i ardhmërisë së llapjanëve.
Ftoj llapjanët e mi ti votojnë më të mirët.

#mevlerenekombit

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...