Lajme Lajmi Levizes

LDK pësoi debakël në komuna

  • Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, nga zgjedhjet e mbajtura të dielën në Kosovë, ka arritur që t’i fitojë katër komuna.

Sipas hartës së publikuar nga  Demokracia në Veprim, Podujeva është komuna më e madhe tek e cila partia e udhëhequr nga Isa Mustafa, ka arritur që të dal fituese. Në këtë komunë ka grumbulluar 12 mijë e 877 vota, me rreth 39 për qind të votave, shkruan Gazeta Express.

Në Istog, koalicioni LDK-AKR-Alternativa, kanë grumbulluar rreth 6 mijë e 642 vota me rreth 42 për qind. Ndërkohë në komunën e Lipjanit që udhëhiqet nga Imri Ahmeti, LDK, ka marrë 9 mijë e 159 vota me rreth 38 për qind.

Komuna e fundit ku LDK; ka arritur që të dal fituese është komuna e Dragashit, me rreth 3 mijë e 289 apo 30 për qind të votave.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *