Published On: 4 Gusht, 2017

LDK për bojkotin e PAN-it: Nuk befasohemi nga veprimet e tyre

Koalicioni PAN ka marr vendim që sot të mos jetë pjesë e seancës së Kuvendit, ndërsa LDK e quan veprim të papërgjegjshëm.

Besa Gaxherri deputete e Lidhjes Deomkratike tw Kosovws tha për lajmi.net, se është një papërgjegjësi totale po

“Kjo është një papërgjegjësi totale, sepse tani më me fraksionin e vet në vitin 2014 që PDK e ka bërë Gjykatës Kushtetuese, ku u mor vendim që koalicioni fitues duhet të bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit, ata e kanë caktu seancën më 3 gusht ne kemi marr pjesë në seancë”, është shprehur ajo.

Gaxherri thotë, se është krejtësisht e papranueshme, është e papërgjegjshme që mos me qenë ata në seancë, mos me qenë të përgatitur, mos me bë propozimin.

“Që dy muaj e më shumë po bllokohet vendi dhe ata e kanë obligim kushtetues. Që dy muaj po thonë i kemi votat, ja ku jemi, bëjeni propozimin dhe të shkojmë tutje”, deklaroi ajo.

Tutje, deputetja e LDK-së tha, se veprimet e papërgjegjshme të PAN-it nuk e befasojnë, për arsye që PDK dhe këto partitë e tjera që ju kanë bashkëngjitë janë tregu që nga fillimi që janë të papërgjegjshme.

“Kosova ka nevojë urgjente për institucionet e veta edhe ne duhet të jemi gjithë të përgjegjshëm aty për t’i krijuar kushte qytetarëve të vendit e më pas vendit”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...