Published On: 18 Maj, 2017

LDK-ja e Ibrahimit ishte e para

Mustafë Shabani

Veprimet fataliste të disave shkojnë në drejtimin e atyre, të cilët duan ta shohin të vdekur atë!!!
Për interesa të atdheut dhe modelit të demokracisë së Ballkanit unë i dhashë asaj gjithçka kisha, pa asnjë interes personal.
Përkundër respektit më të madh të cilin ndaja për Agim Veliun, largimi i Dr.Shpejtim Bulliqit, besimi i tij i luhatur ndaj intelektualit, i cili përkundër mendimit kundër nënshkrimit të formës së gabuar të demarkacionit i përgatitur dhe përpunuar nga tjetër kush si kurth dhe kulaq SHIK-u për LDK-në dhe vendin, dhe duke u kundërshtuar në mënyrë shkencore nga profesori i nderuar i bëri nder LDK-së dhe vendit si dhe filozofisë së urtë Rugoviane, hapi i Agim Veliut është totalisht i gabuar, i cili ka futur në listë kandidatë për deputet njerëz jokredibil dhe të papërgjegjshëm dhe në raport me Dr.Shpejtim Bulliqin, janë nivel gjysëm analfabetësh.
Të veprosh kësisoj ky duhet të jetë gabimi fatal i A.V. për të ardhmen e tij e të degës së LDK-së në Podujevë dhe LDK-së në përgjithësi, e cila në vend që të mbante në gjiun e saj njeriun, i cili në të gjitha drejtimet është më shumë pro A.V. se sa ai nivel i ulët zvarranikësh, të cilët janë në një valle me njeriun po ashtu të paidentitet dhe palegjitimitet si Bajram Gecaj, duke u zënë frymën ideve të krijuesve dhe zhvilluesve të saj si Dr.Fatmir Sejdiu.
Sjelleja dinjitoze, e cila lë të dëshiroj edhe më shumë në raport me zemrën dhe shpirtin e LDK-së Adem Salihaj, e kyetarit të Ferizajt Muharrem Sfarqa është duke arsyetuar formën se si erdhi, dhe tani ndihem mirë që e kisha kursyer nga kritikat publike për formën dhe kanalet përmes të cilave erdhi dhe u instalua!
Ai duhet të jetë mësim për të parin e LDK-së nga Llapi, të cilit dhe jo vetëm atij, por edhe atyre, të cilët pengojnë dialogun dhe bashkëveprimin ndërpartiak me gjithë kundërshtitë.
Unë pres nga M. Sfarqa që i njëjti nuk do të kënaqet vetëm me kaq, por ai tani duhet në vepër të dëshmojë respektin të cilin ndan ndaj LDK-së dhe mendjes së saj Dr.Fatmir Sejdiut, Dr.Shpejtim Bulliqit dhe kuadrove të shumta, të cilët një numër i krerëve të LDK-së me vetëdije i lën anash!!!!
Krejt për fund po dështoi ky koncept i gabuar si shumë të tjerë për çka nuk kam asnjë fije dyshimi, kush do të jetë humbësi më i madh???
Unë e them të gjithë, por më së shumti A. Veliu do të jetë ai, diçka të cilën nuk ia kam dashur asnjëherë, dhe humbës më i vogël gjithsesi niveli i M. Sfarqës, i cili i len të hapur vetes edhe një mundësi!!!
Kthjellu, kthjellu paksa i dashuri Agim sepse ashtu të dua unë, Dr.Shpejtimi e në asnjë formë asnjëri nga listat e famshëme llapjane, e më së paku të gjithë të tjerët!!!

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...