Published On: 5 Gusht, 2017

LDK-ja duhet jo vetëm ta përjashtojë Isa Mustafën, por edhe ta padis

Haki Bunjaku

Shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë kanë të përbashkët:

-Sipas akademik Esat Stavilevcit-paaftësinë për të mbajt shtet.

Në vitet e `90-ta, Shqipëria, nën flamurin demokratik të heroit Azem Hajdari e ndihmësit Sali Berisha, u shkëput nga sistemi shkatërrues monist. Azemi udhëheqjen ia besoi Salës, por ky bukëpërmbysës, duket se tinëzisht mund të ketë marrë pjesë në likuidim.

Duke mos sjell pozitivizëm e duke mos organizuar shtet të mirëfilltë, populli u ftohën dhe u distancuan nga ky, duke e parë edhe si mashtrues.

Prandaj në krye të pushtetit erdhi socialisti, Edvin Rama.

Saliu e ka uzurpuar PD-në dhe e mban si qeni kërmën që as nuk mund e han, por as nuk e lëshon. Ai për të qenë në vazhdimësi boss i PD-së, e shtini të kandidonte për kryetar partie e kryeministër vasalin L. Basha, i cili e kishte të garantuar humbjen. Po të donte fitore do ta vente në konkurrencë zgjedhore kandidaturën e zonjës së nderuar e të hekurtë-Jozefina Topalli, e cila gëzon autoritet edhe në Kosovë e Maqedoni dhe gjithandej nga ka shqiptarë!

Avaz i përafërt luhet në Kosovë, ku LDK-ja lindi nga profeti Ibrahim Rugova dhe lulëzoi hovshëm në kohë të tij, saqë nuk do të kishte parti konkurrente, por, profetin tonë, nga intrigat sllavoçetnike, e hangrën të huajt apo dreqi e mbase muer Zoti, atëherë kur na duhej më së shumti, që të konsolidonte rrathët e shtetit.

Fundja  tragjike, ai nuk është më, e në vend të tij ka shkreti, tradhti kombëtare.

Tash, pos profetit tonë, Dr.Ibrahim Rugova, rrugën e vdekjes do ta marrin LDK-ja e themeluar nga ai. Për këtë disfatë kombëtare u kujdes shteti sllavoçetnik dhe për udhëheqës (shkatërrues) të saj e vuri njeriun e dyshuar si UDB-…, Isa Mustafën.

Këtu vie rasti krejt i njëjtë (jo i ngjashëm) me Shqipërinë, ku Isa Mustafa po të dëshironte fitoren e LDK-së do ta vente për zgjedhje kandidaturën e zonjës së nderuar Dr.Vjosa Osmani, me të cilën fitorja do të ishte e garantueme 100%. Por, jo ai LDK-në do ta mbajë të uzurpuar e kërmë për vete, prandaj e vuri në konkurrencë renegatin e vet, Abdullah Hoti, edhe pse e dinte se ky nuk do të fitonte. Por, së pakut nuk do të vijnë në vende udhëheqëse njerëzit e krahut të Ibrahm Rugovës.

Zaten në Kosovë, ka katër vite që shteti vuan nën akrobacionet idioteske të UDB-istit, Isa Musa, që edhe tash, humbës në zgjedhje, institucionet po i mban peng, duke kërkuar halldupçe pjesën që si takon.

Është koha kritike institucionale, shkaku i Isa Mustafës, kur LDK-ja duhet të bëjë riorganizim intern dhe këtë damsor (Isa Mustafa), jo vetëm ta përjashtoj, por edhe ta paraqes në gjyqësi për vepër penale:- Sabotim dhe pengim i institucioneve të shtetit.

Edhe analistët, edhe partitë politike, nuk po i bien problemit në krye, por vetëm po sillen okolla (rreth)Dardhës së Ahmatit.

Vall-ha, s’po ka kush se janë tu lyp…..(!)

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...