Published On: 27 Shkurt, 2016

LDK – Fisnikut: Ti me dëshirë do të vendosje buqetë lulesh në varrin e Sllobodan Millosheviqit

  • Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të Fisnik Ismailit për deputeten Teuta Rugova. Thotë se me dëshirë, buqetë lulesh Ismaili do të dërgonte në varrin e Sllobodan Millosheviqit.

“Sa i përket ofendimeve rrugaçërore të deputetit, lidhur me buqetën e luleve, LDK-ja është e bindur se ai, duke u bazuar në të kaluarën e tij familjare, lidhjet e fuqishme të familjes së tij me shtetin fqinj, një buqetë të tillë me shumë dëshirë do ta vendoste te varri i kasapit të Ballkanit, mikut të familjes së tij, Millosheviq, regjimin kriminal të të cilit e mposhti populli i Kosovës, i prirë nga LDK-ja në krye me Ibrahim Rugovën”, thuhet në reagimin e LDK’së.

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër diskursin, siç thonë ofendues, dhe fyerjet e ulëta “të eksponentëve të opozitës ndaj deputetëve dhe zyrtarëve të LDK’së.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...