Published On: 11 Gusht, 2017

LDK e propozon Hatim Baxhakun, kandidat për kryetar të Prizrenit! 

 

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hatim Baxhaku është përkrahur në mënyrë unanime nga anëtarët e kryesisë së kësaj partie dega në Prizren, si kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit.

Lajmin e ka bërë të ditur kjo degë e LDK-së përmes një njoftimi publik.

“Kryesia e Degës, si organ politiko-ekzekutiv, është unanime për këtë kandidat, dhe ky propozim i Kryesisë do t’i drejtohet Kryetarit të LDK-së, Akademik Isa Mustafa dhe njëherit Këshillit të Përgjithshëm për miratim”, thuhet në njoftim, raporton GazetaBlic.com

Tutje, në njoftim thuhet se propozimit të kësaj dege “do t’i bashkangjiten edhe procesverbalet e të gjitha nëndegëve, kryesive të nëndegëve, ku Propozimi në fjalë, deri tani ka përkrahjen e 39 nëndegëve (90%) dhe strukturave të tjera , si dhe përkrahjen e Forumit të Rinisë dhe Forumit të Gruas”.

Njoftimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren në mbledhjen e Kryesisë së Degës së LDK-së në Prizren, me prezencën e shumicës së anëtarëve të Kryesisë, pas debateve me të gjitha nëndegët e Komunës së Prizrenit, mbajtjes paraprake të mbledhjes me Kryetarët e Nëndegëve dhe marrjes së mendimit nga secila prej nëndegëve, dhe të gjitha parametrat e tjerë merr vendim për të propozuar Hatim Baxhakun si kandidat për kryetar të komunës.

Anëtarët e Kryesisë së Degës, në mënyrë unanime pa asnjē votē kundër përkrahën kandidatin e Degës për kandidat për Kryetar të Prizrenit nga radhët e LDK-së Dr. Hatim Baxhakun, ish -deputet i Republikës së Kosovës, njëherit nënkryetar i I-rë i Degës.

Kryesia e Degës, si organ politiko-ekzekutiv, është unanime për këtë kandidat, dhe ky propozim i Kryesisë do t’i drejtohet Kryetarit të LDK-së, Akademik Isa Mustafa dhe njëherit Këshillit të Përgjithshëm për miratim.

Bashkarisht më propozimin e Degës për Kandidatin , do t’i bashkangjiten edhe procesverbalet e të gjitha nëndegëve, kryesive të nëndegëve, ku Propozimi në fjalë, deri tani ka përkrahjen e 39 nëndegëve (90%) dhe strukturave të tjera , si dhe përkrahjen e Forumit të Rinisë dhe Forumit të Gruas.

11 gusht 2017
Prizren

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...