Published On: 20 Maj, 2017

LDK e mban të fshehur listën e deputetëve

Vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e mbajtur të fshehur listën e propozuar për deputetë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Zyrtarët e kësaj partie po hezitojnë të publikojnë këtë listë edhe 12 orë pasi e kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Deri më dihet se në listë nuk janë përfshirë Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj.

Partitë tjera kanë publikuar emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Pothuajse, asnjë parti nuk e ka respektuar thirrjen e ndërkombëtareve që mos t’i kandidojnë ata që kanë aktakuza për korrupsion.

LDK është në koalicion me AKR’në dhe Alternativën derisa votën e kërkojnë për Avdullah Hotin Kryeministër.

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...