Published On: 21 Maj, 2016

LDK: Donika Gërvalla po e keqpërdor partinë për motive të errëta

Për LDK-në, dje ishte një mbledhje, në një frymë, krejtësisht konstruktive dhe punuese e Këshillit të Përgjithshëm, në të cilën morën pjesë anëtarët e Këshillit dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët nuk janë anëtarë të Këshillit.

“Për rreth katër orë, sa zgjati mbledhja, pjesëmarrësit përkrahën plotësisht politikat e LDK-së të prezantuara nga Kryetari si dhe qëndrimet për çështjet aktuale politike në vend. U miratuan unanimisht edhe dokumentet e përgatitura për Konventën e LDK-së e cila do të mbahet më 28 maj 2016. Këshilli i Përgjithshëm dje reflektoi unitet të plotë në ballafaqimin me sfidat e reja dhe me orientimet programore të LDK-së”, thuhet në njoftimin e partisë që i prinë Isa Mustafa, njëherësh kryeministër i Kosovës.

“Për habinë tonë, gjatë mbajtjes së mbledhjes së Këshillit u dëgjuan zhurma jashtë sallës dhe më vonë kuptuam se kishte tentim për të hyrë nga znj. Donika Gërvalla, edhe pse nuk ka qenë e ftuar, nuk është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm dhe nuk u përket strukturave, të cilat ftohen në mbledhjen e këtij organi të lartë të LDK-së. Ne jemi të habitur me motivet për një veprim të tillë”, thuhet në komunikatë.

LDK-ja sqaron se gjatë procesit zgjedhor në LDK, në degën në Gjermani dhe Zvicër, nuk janë mbajtur procese të rregullta zgjedhore, rrjedhimisht sipas kësaj partie Gërvalla, nuk është kryetare dhe nuk përfaqëson Degën e LDK-së në Gjermani, ashtu sikur edhe Shefqet Dibrani nuk përfaqëson degën e LDK-së në Zvicër. “Kjo u është bërë me dije nga organet kompetente të LDK-së dhe u është tërheqë vërejtja se nuk mund të thirren në pozita, për të cilat nuk kanë legjitimitetin e votës në LDK. LDK-ja shpreh keqardhje për këtë instrumentalizim dhe keqpërdorim të LDK-së për motive të errëta. LDK-ja është parti institucionale, ku rregullat dhe procedurat respektohen, dhe nuk lejon që ndokush përmes improvizimeve të skandaleve të instaloj logjikën e dhunës”, thuhet në njoftim. “Ata që janë pjesë e LDK-së dhe ndajnë vlerat dhe përgjegjësitë me ketë parti nuk bëjnë shfaqje të tilla dhe nuk e sulmojnë LDK-në, prandaj LDK nuk do t’i lejojë askujt që për çfarëdo motivi dhe interesi të krijojë përçarje dhe të tentojë të instalojë logjikën e dhunës”.

Në fund të njoftimit LDK-ja fton të gjithë anëtarësinë e saj, “që mos të bie pre e fushatave dhe sulmeve ndaj LDK-së të cilat kanë për synim dëmtimin e imazhit të saj duke pas parasysh forcimin dhe rezultatet që LDK po arrin në kuadër të qeverisjes së vendit, me zhbllokimin e proceseve vitale në pushtetin lokal, në veçanti në Komunën e Prishtinës, si dhe me rolin vendimtar në fuqizimin e tërësishëm të vendit”.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...