Published On: 20 Maj, 2017

LDK: Avdullah Hoti nuk ishte në partinë e Bukoshit, PREK

  • Lidhja Demokratik e Kosovës ka sqaruar se Avdullah Hoti, kandidat për Kryeministër, ka sqaruar se ai asnjëherë s’ishte pjesë e partive tjera. As e Partisë së Bujar Bukoshit.

LDK ka sqaruar se emri i publikuar në Partinë e Bukoshit është një Avdullah tjetër, një mjek, i cili ishte pjesë e PREK’ut, por jo kandidati për Kryeministër i kësaj partie.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron të sqarojë që lajmi se kinse kandidati i LDK-së për kryeministër, z.Avdullah Hoti ishte pjesë e partisë së z.Bujar Bukoshi, nuk është i vërtetë. Lidhja Demokratike e Kosovës bën të ditur se z. Avdullah Hoti aktivitetin e tij politik e ka filluar në vitin 2006, si pjesë e LDK-së, ndërsa personi për të cilin flitet e ka të njëjtin emër dhe mbiemër, por është tjetër dhe me profesion mjek. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga mediet që të jenë korrekte dhe që lajmet të verifikohen konform stndardeve më të larta të gazetarisë, sidomos në këtë fazë, kur po i afrohemi fushatë parazgjedhore”, thuhet në reagimin e LDK’së.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...