Published On: 23 Tetor, 2016

LB konsideron se shqiptarët nuk kanë probleme mes vete, por me Serbinë, Malin e Zi e Maqedoninë

Lëvizja për Bashkim ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me situatën në të cilën gjenden shqiptarët. Kjo Lëvizje konsideron se Kosova vazhdon të gjendet në momente vendimtare për të ardhmen e saj.

Partia e Valon Muratit po konsideron se debati mes shqiptarëve nuk problemi me i madh i tyre. Sipas Lëvizjes për Bashkim kombi shqiptar ka problemet më të mëdha me Serbinë, Malin e Zi e Maqedoninë.

Në komunikatën e saj, kjo Lëvizje deklaron se shqiptarët nuk duhet të bëjnë debate që nxisin përqasje midis shqiptarëve dhe bashkimit të tyre.

“Problemet e mbetura me Serbinë, deri në zgjidhjen e tyre, duhet të mbesin në krye të angazhimeve të secilit prej nesh. Subjekt i debateve tona, i të gjithë shqiptarëve andej e këndej kufirit, duhet të jetë gjetja e rrugës së vërtetë për ta zgjidhur këtë problem, e jo sajimi i problemeve të paqena”, thuhet në komunikatën e kësaj Lëvizje.

Lëvizja për Bashkim ndër të tjerash thekson se ekzistojnë edhe një varg problemesh të tjera thelbësore me të cilat Kosova duhet të përballet.

“Debate që nxisin përçarje midis shqiptarëve në vend të bashkimit të tyre. Debate që përpiqen të krijojnë pengesa të reja në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në vend të atyre që do të na ndihmonin t’i tejkalojmë ato të vjetrat”, deklaron LB.

Partia e Valon Muratit i ka ftuar po ashtu edhe mediat që të mos bëhen faktor nxitës në këtë fushatë, por të ndikojnë pozitivisht në trajtimin e problemeve reale të shoqërisë sonë.

“Në procesin e forcimit të sovranitetit të vet, Kosova vazhdon të mbetet peng jo i atyre që shprehin gatishmëri të na ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve, por i atyre që i kanë shkaktuar ato dhe e pengojnë zgjidhjen e tyre. Shqiptarët duhet të merren me armiqtë e pavarësisë së Kosovës, e jo të krijojnë armiq brenda vetes”, thuhet në komunikatë./GazetaExpress/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...