Published On: 24 Prill, 2017

Lata i bie pishman: As që kam menduar bashkimin me Shqipërinë

Kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata i ka rënë pishman dhe mohon ëndrrën e tij që Dibra një ditë do të bëhet lagje e Tiranës.

“Kur kam deklaruar se Dibra do të bëhet një lagje e Tiranës, as që kam menduar në ndryshimin e kufijve mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Kufijtë nuk i përcaktojë ne, por faktorët evropian dhe ndërkombëtar”, është shprehur Lata pwr Dnevnik, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Ndërkaq, ditë më parë, ai është shprehur se me përfundimin e rrugës Arbrit, Dibra do të bëhet lagje e Tiranës.

“E vetmja shpresë e ardhmërisë së Dibrës ëshë rruga e Arbrit. Por, mos harroni se kur të bëhet rruga e Arbrit ne do ti harrojmë tjerat. Gjakun dhe shpirtin e kemi në Tiranë. Ne në Tiranë kemi shumë njerëz, vetëm një të dhënë do tiu kujtoj se ne në Tiranë kemi mbi 150 doktor shkencas dhe Dibra do të bëhet lagje e Tiranës. Ëndrra jonë besoj se dal ngadalë është duke u realizuar”, ka theksuar ai. (INA)

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...