Published On: 28 Maj, 2017

Barcelona: Totti, legjendë (Foto)

  • Francesco Totti është përshëndetur nga futbolli aktiv, duke i varur atletet e tij.

    Legjenda romake u përshëndet me tifozët dhe klubin pas fitores 3:2 ndaj Genoas në xhiron e fundit të sezonit, ku Roma siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

    “Kam qarë, sikur i çmendur! Nuk mund të harroni 25 vjet si këto. Nuk mund të flas shkurt për 28 vjet. Do të doja ta bëja me një këngë apo poezi, por s’jam i mirë në to. Jam përpjekur të përshëndetem me këmbët e mija, sepse kjo më dukej më lehtë. Më vjen keq nëse gjatë kohëve të fundit s’kam qartësuar mendimet e mija, por nuk ishte e lehtë të largohem”, tha Totti.

    “Tani po frikësohem. Është sikurse kur je para golit kur ke për të gjuajtur penaltinë. Këtë herë nuk po shoh se çfarë po më pret në të ardhmen. Këtë herë kam nevojë për ju dhe përkrahjen tuaj. Atë që më keni dhuruar gjithmonë”, iu drejtua i emocionuar Totti tifozëve.

    Tani, legjenda e Romës është përshëndetur edhe nga Barcelona.

    “Totti, legjendë”, ka shkruar Barcelona në rrjetet sociale, duke postuar një fotografi të italianit me Leo Messin. 786 ndeshje, 307 gola, 123 asiste, 71 penalti, 58 paraqitje për Italinë, 40 vjeçar, 25 sezone, 20 trajner, 3 dekada, një klub, Mbreti i Romës, ky është Francesco Totti, lamtumirë legjendë. /Gazeta Express/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...