Published On: 10 Korrik, 2017

Lajm shumë i mirë: Kosova mund të luajë në stadiumin ‘Adem Jashari’

  • Kombëtarja e Kosovës tashmë mund të luajë në stadiumin ‘Adem Jashari’, por vetëm për ndeshjet miqësore

Kombëtarja e Kosovës pritet të organizojë ndeshje miqësore gjatë muajit nëntor në stadiumin olimpik “Adem Jashari”.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu ka thënë se tashmë kushtet në stadiumin ‘Adem Jashari’ tashmë janë ideale për organizim të miqësoreve, meqë testi u dha gjatë javës së shkuar, kur Trepça ’89 e Prishtina luajtën ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve, përkatësisht Europa League, shkruan Koha Ditore.

Renovimi i stadiumit “Adem Jashari” përfundoi pak ditë para se klubet kosovare të organizonin ndeshje për gara të nivelit kualifikues. Kosova ndeshjen e fundit miqësore në Mitrovicë e zhvilloi më 21 maj ndaj Turqisë, ndeshje të cilën e humbi 6:1.

Pas kësaj ndeshjeje, u vlerësua se stadiumi ‘Adem Jashari’ nuk i plotëson kushtet më as për organizim të miqësoreve, meqë u dëmtua në mungesë të mirëmbajtjes.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...