Published On: 31 Maj, 2017

Lajm i rëndësishëm për të gjithë sportistët në Kosovë

  • Më në fund është nënshkruar rregullorja e cila përcakton kriteret për kategorizimin e sportistëve dhe trajnerëve të Kosovës.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka nënshkruar sot rregulloren e cila përcakton kriteret për kategorizimin e sportistëve dhe trajnerëve që u takojnë klubeve që janë anëtare të federatave kombëtare të njohura nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe të licencuara nga MKRS-ja.

Në bazë të rregullores kategorizimi i sportistëve dhe trajnerëve do të bëhet në bazë të rezultatit të arritur në nivelin e garave, si Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore, Lojërat e Kampionatet Evropiane, Lojërat Mesdhetare dhe Kampionatet Ballkanike. Sportistët do të kategorizohen si Sportist i merituar; i klasit botëror dhe sportist i klasit ndërkombëtar.

Bazuar në kategorinë që e gëzon sportisti në bazë të kategorizimit, të njëjtën kategori në emërtim e gëzon edhe trajneri i personal i sportistit të kategorizuar.

Sportistët dhe trajnerët e kategorizuar të drejtat e tyre në shërbime dhe në vlerë financiare i gëzojnë në bazë të pikëve të fituara.

Pikët përcaktohen në bazë të nivelit të garave dhe medaljeve që do të fitojnë sportistët, dhe 50% e pikëve të tyre do t’u takojnë trajnerëve. Vlerën financiare të pikës do ta përcaktojë me një vendim të veçantë ministri, për çdo vit kalendarik.

Ministri Shala u shpreh se përmes këtij akti normativ përcaktohet trajtim më i drejtë i sportistëve në bazë të punës dhe rezultateve që tregojnë sportistët dhe trajnerët e tyre. Në anën tjetër, do të jetë edhe një nxitje për sportistët që të korrin rezultate më të mira dhe cilësia e sportit të rritet në përgjithësi në vendin tonë.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...