Published On: 16 Gusht, 2017

Lajm i mirë për Shqipërinë; përshpejtohet rritja e eurozonës dhe Italisë

Zyra e statistikave të BE-së ka vlerësuar me rritje prodhimin e brendshëm bruto për vendet që përdorin monedhën euro, si dhe për të 28 vendet anëtare (EU28). Rritja krahasuar me tremujorin e dytë të një viti më parë ka qenë përkatësisht 2.2% për vendet që janë përdoruese të euros dhe 2.3% për vendet e BE-së.  Ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të 2017-s në të dyja zonat përllogaritet 0.6%, raporton Eurostat.

Ritmet e rritjes janë përshpejtuar në raport me tremujorët e mëparshëm, duke sinjalizuar për një rimëkëmbje të qëndrueshme të ekonomisë së eurozonës.

Në tremujorin e parë të 2017-s PBB-ja u rrit me 0.5% në të dyja zonat. Krahasuar me të njëjtin tremujor një vit më parë, u rrit me 2.2% në 19 shtetet që përdorin euron dhe 2.3% për 28 vendet e BE-së.

Në rritje ka qenë edhe ekonomia italiane. Prodhimi i Brendshëm Bruto për Italinë vlerësohet më rritje sipas Eurostat, ku rritja krahasuar me një tremujor më parë është 0.4%, ndërsa rritja e krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë është 1.5%, nga 1.2% që ishte rritja vjetore në tremujorin e parë.  Zgjerimi ekonomik i Italisë sipas mediave italiane, ishte përtej pritshmërive dhe është niveli më i lartë i regjistruar në 6 vjet dhe ka ardhur nga përmirësimi i aktiviteteve të industrisë dhe shërbimeve.

Ecuria e ekonomisë italiane është e rëndësishme edhe për Shqipërinë, pasi sinjalizon se porositë e partnerëve italianë do të jenë të qëndrueshme. Italia është partneri kryesor i Shqipërisë përsa i përket eksporteve. Vetëm në 6 mujorin e parë të viti eksportet me Italinë zinin 54% të volumit dhe importet 30%. /Monitor

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...