Published On: 5 Gusht, 2017

Lajm i madh për Barçën e Realin: “Mbappe do të largohet nga Monaco” (Foto)

  • Duket se Mbappe i ka ditët e numëruara te Monaco, Real Madridi dhe Barcelona interesohen për talentin 18 vjeçar.

“Kylian Mbappe nuk ka kërkuar largimin nga Monaco”, deklaroi nënkryetari i klubit, Vadim Vasilyev, por thotë se 18 vjeçari “duhet të largohet nga Monaco për arsye sportive”, raporton “ESPN”, transmeton Gazeta Express.

Mbappe kërkohet nga Real Madridi, Barcelona e Manchester City dhe duket se do të transferohet në njërën prej klubeve të përmendura.

Është Vasilyev ai që konfirmoi se Mbappe mund të largohet për arsye sportive këtë verë.

“Mbappe do të marrë vendimin më të mirë”, tha ai. “Ai kurrë nuk ka kërkuar largimin. Sido që të jetë, ne jemi në bisedime me lojtarin, ndryshe nga ajo për çfarë raportohet në media”.

“Nuk është vetëm çështje parash, është më e komplikuar se aq. Lojtari duhet të largohet  për hir të arsyeve sportive”, deklaroi mes tjerash nënkryetari i Monacos. /Gazeta Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...