Published On: 15 Qershor, 2017

Lajm i Fundit/ Incident në Parlament, sigurimi s’e zbaton urdhrin e Talat Xhaferit (Video)

Para pesë minutash, për pak është evituar një incident i ri në Parlamentin e Maqedonisë, mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi. Situata është tensionuar gjatë debatit lidhur me gjendjen alarmante në Strugë, për shkak të djegies së deponisë së qytetit, shkruan Gazeta “Lajm”.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev ka marrë fjalën në foltore pa i dhënë leje kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi. Pas disa paralajmërimeve, Gjorçev nuk është larguar nga foltorja, kurse kryeparlamentari Xhaferi, e ka ftuar sigurimin e Parlamentit, për ta larguar deputetin e VMRO-DPMNE-së.

Megjithatë, sigurimi nuk e ka zbatuar këtë urdhër të Xhaferit, pasi në foltore kanë dalur edhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, gjë pas të cilës Xhaferi është detyruar të japë pauzë 10 minuta. Kjo situatë dëshmon se ai nuk ka kontroll të plotë mbi punën e Parlamentit.

Video në këtë Link.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...