Published On: 30 Maj, 2017

Ky kolegj rrezikon të mbyllet në korrik

Një grup studentësh të Kolegjit ndërkombëtarë me seli në Mitrovicë, IBCM, kanë shpreh shqetësimin e tyre para kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri, për rrezikun që i kanoste këtij kolegji për mbyllje, për shkak të krizës financiare.
Studentët i thanë kryetarit Bahtiri se Organizata jo fitimprurëse SPARK, si themeluese e kolegjit, ka pas një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për mbështetje financiare në shumë prej 600.000 euro në vit, por që kjo shumë, për shkaqe procedurale deri tash nuk është flokuar dhe poqese kjo nuk bëhet shumë shpejt, atëherë kolegji në korrik të këtij viti rrezikon të mbyllet.

Pikërisht, për të mos ndodhë, me ç’rast 216 studentë dhe 40 anëtarë të stafit të kolegjit do të pësonin, ata kanë ardhur për të kërkuar nga kryetari Bahtiri,  që në biseda me qeveritarët e Kosovës të bëj përpjekje për të ndihmuar që kolegji të mos mbyllet.
Kryetari Bahtiri ju tha studentëve se i vjen mirë që kanë ardhur për të shprehur shqetësimin e tyre lidhur me këtë problem dhe për të kërkuar mbështetje.

“Unë nuk kam kompetenca dhe mundësi për të ju ndihmuar financiarisht. Por, mbështetja ime për të zgjidhur këtë problem nuk do të mungoj. Sigurisht se do të bisedoj me drejtuesit më të lartë të institucioneve qeveritare për t’u shpjeguar gjendjen në të cilën ndodhet kolegji dhe për të kërkuar nga ata derdhjen e mjeteve të parapara me marrëveshje, në mënyrë që kolegjit mos të mbyllet”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...