Published On: 22 Tetor, 2016

Ky është vendimi i Britanisë për shtetasit shqiptarë që kanë marrë shtetësi britanike si kosovarë

Ministria Britanike e Drejtësisë ka dhënë dritën jeshile për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së heqjes së shtetësisë Britanike për shqiptarët që kanë përfituar nënshtetësinë duke pretenduar se janë nga Kosova.

Ministria, nëpërmjet një vendimi, ka vendosur të financojë betejën më të rëndësishme ligjore për shqiptarët që prej vitesh jetojnë me ankthin e heqjes apo jo të shtetësisë britanike, si rezultat i mashtrimit, pasi kur kanë ardhur në Britani kanë thënë se kishin ikur nga lufta në Kosovë.

Vendimet e heqjes së shtetësisë kanë pasur pasoja të rënda për shqiptarët e prekur nga ky fenomen. Gjithsesi, Ministria e Brendshme nuk do të mund të marrë asnjë vendim me të gjitha çështjet e tjera, derisa Gjykata Supreme të marrë vendim përfundimtar dhe të formës së prerë nëse Ministria e Brendshme ka zbatuar në mënyrë të drejtë dispozitat ligjore të përcaktuara në Nenin 40 të Ligjit për Shtetësinë Britanike të vitit 1981.

 Zyra Duncan Lewis Solicitors, nëpërmjet të cilës përfaqësohen rastet precedent Hysaj & Others, do të përfundojë procedurën për depozitimin e peticionit në Gjykatën Supreme, brenda afatit ligjor – 28 ditë nga dita e djeshme, kur Ministria e Drejtësisë ka marrë vendimin për t’ju krijuar mundësinë shqiptarëve për të paraqitur argumentet e tyre ligjore, se përse Ministria e Brendshme mundet të ketë zbatuar procedurë të gabuar për heqjen e shtetësisë.

Të gjitha çështjet e tjera në Gjykatën e Larte dhe atë të Apelit, do të vazhdojnë të jenë të pezulluara deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Supreme, që do të mbyll përfundimisht siparin e betejës ligjore.

Procedura fillestare e vlerësimin të rëndësisë publike të çështjes nga Gjykata Supreme pritet të zgjasë rreth 6-7 muaj dhe, nëse kalohet në seancë të plotë apelimi, vendimi përfundimtar i gjykatës duhet të jepet pas më shumë se një viti. Deri atëherë beteja ligjore do zhvendoset në Gjykatën Supreme.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...