Published On: 27 Maj, 2017

Ky është qëllimi i katërshes së LDK-së në këto zgjedhje

  • Katër kandidatë për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) po bëjnë fushatë së bashku. Arben Gashi, Vjosa Osmani, Halim Muçolli, dhe Haxhi Avdyli kanë një qëllim: “me ja terru koalicionit të territ”.

Të katër kandidatët për deputetë janë parë duke bërë fushatë bashkë për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, gjatë kësaj jave.

Osmani, Muçolli, Gashi e Avdyli janë renditur nën 50 emrat e parë nga partia e tyre. Por, kjo nuk i ndalë ata drejt një qëllimi.

“Bashkë në një qëllim – me ja terru koalicionit të territ”, ka shkruar sot në Facebook, Halim Muçolli, bashkangjitur me disa foto na fushata e bërë sot në Gjakovë me tre kandidatët e tjerë të LDK-së.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të zhvillohen më 11 qershor. Fushata zyrtare për këto zgjedhje do të fillojë më 30 maj.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...