Published On: 3 Gusht, 2017

Ky është prioriteti kryesor i Barcelonës, pasi Neymar edhe zyrtarisht u largua nga “Camp Nou”

  • Ousmane Dembele është prioriteti kryesor i Barcelonës.

Pas largimit të Neymar, që pagoi vetë klauzolën prej 222 milionë eurosh, duke prishur kontratën me Barcelonën, katalanasait janë hedhur në kërkim të një zëvendësuesi.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle e gjermane, Ousmane Dembele i Borussia Dortmundit është prioriteti kryesor i katalanasve dhe Barça do të bëjë gjithçka për ta transferuar në “Camp Nou”.

Raportohet se katalanasit janë duke i ofruar Dortmundit anësorin, Gerard Deulofeu dhe një shumë të madhe parash që ende nuk është bërë e ditur.

Barcelona e kërkoi 20 vjeçarin edhe sezonin e kaluar, i cili haptazi ka bërë të ditur se ëndërron të luajë për Barcelonën. /Gazeta Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...