Published On: 3 Gusht, 2017

Ky është Golf 8 (Foto)

  • Volkswagen Golf do t’i nënshtrohet transformimit më të madh të tij në 43 vjet, në gjeneratën e ardhshme, pasi marka gjermane përgatitet që ta ofrojë atë me teknologjinë hibride si dhe ta ndryshojë dizajnin tërësisht nga brenda.

Golf i ardhshëm, siç shihet në fotografitë ekskluzive të autoexpress.co.uk, do të ketë dizajnin tanimë familjar elektrik të Volkswagenit, ndërsa do të jetë i madhësisë së njëjtë të Golf të tanishëm, transmeton koha.net.

Shefi i Volkswagenit Herbert Diess ka thënë se: Prioriteti ynë është Golf për shkak se gjenerata e tij e ardhshme do të jetë produkti ynë kryesor, dhe aty është ajo ku shkon i gjithë fokusi.

VW do të përdorë një version të përditësuar të platformës MQB për Golfin e ri, i cili pritet të jetë afër 70kg më i lehtë.

Golfi i ri do të ofrohet edhe me benzinë e naftë, ndërsa do të jetë Golf i parë me teknologjinë hibride.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...