Published On: 6 Nëntor, 2016

Ky është bunari i mallkuar, kush pi ujë aty i ndodh tragjedi

Arkeologët në Britani të madhe besojnë që kanë zbuluar një bunar “të mallkuar”, që daton nga koha e Epokës së Mesjetës. Bunari në fjalë është gjetur në një tokë private dhe duket të jetë shumë mirë i ruajtur, përkundër vjetërsisë së tij.

Legjenda thotë që Shën Anne, gjyshja e Jezu Krishtit, ishte larë në këtë bunar dhe kishte hedhur në të fuqi magjike, për t’i bekuar njerëzit të cilët e përdornin këtë bunar.,raporton Gazeta Kosova Sot

Ndër vite, bunari, i cili ka një sipërfaqe prej 2 metrash katrorë, është përdorur pikërisht për këtë qëllim.

Megjithatë, pasi që kishte plasur një kontest pronësor mes dy fqinjëve, në lidhje me pronën ku gjendej bunari, njëri prej fqinjëve e kishte mallkuar bunarin dhe pa kaluar shumë kohë fqinjit, në pronësi të të cilit kishte mbetur toka, kishin filluar t’i ndodhin shumë tragjedi, duke filluar me vdekjen e bashkëshortes, më pastaj edhe vdekjen e djalit, rënien në varfëri.

Disa vjet pas mallkimit, ai ishte gjetur i vdekur me kokë të përplasur për skajin e bunarit. Duket se nuk ka ujë magjik që mund ta largojë mallkimin nga ky bunar.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...