Published On: 8 Gusht, 2017

Ky do të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Gjilanit

Sami Kurteshi do të jetë kandidat i Vetëvendosjes, për kryetar Gjilani në zgjedhjet e tetorit.

Kështu kanë bërë të ditur burime të ‘GazetaBlic’, brenda Vetëvendosjes.

“Besoj që do të jetë, por ende nuk është zyrtarizuar kandidatura  e tij”, tha ky burim.

Sami Kurteshi është zgjedhur deputet nga radhët e Vetëvendosjes në zgjedhjet e qershorit.

Deri më tani Vetëvendosje ka zyrtarizuar 4 kandidatë për kryetarë të komunave.

Në zgjedhjet e fundit nacionale të 11 qershorit, VV kishte dalë si partia e parë në 10 komuna.

Zgjedhjet e rregullta lokale do të mbahen më 22 tetor.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...