Published On: 7 Gusht, 2017

Ky do të jetë kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit

Ish-deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatim Baxhaku është një nga emrat më të përfolur që të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Prizrenit.

Baxhaku në një prononcim për lajmi.net ka thënë se e ka mbështetjen e shumicës absolute të nëndegëve të LDK-së në Prizren që të jetë kandidat për kryetar.

“Po e kam përkrahjen e mbi 80 apo 90% të nëndegëve të LDK-së. Ne kemi kërkuar pëlqim nga nëndegët dhe shumica prej tyre e kanë sjellur përkrahjen për mua”, ka thënë Baxhaku.

Ai tutje ka deklaruar se në Prizren ndryshimi është i domosdoshshëm, dhe ky ndryshim sipas tij vije me LDK-në.

“Ndryshimi lëre që i nevojitet Prizrenit, por është më se i domosdoshëm dhe i cili duhet të ndodhë. Ndryshimi vjen me LDK-në dhe me mua, ose kandidatin e LDK-së për kryetar”, ka thënë Hatim Baxhaku për lajmi.net

Si emër i munsdhëm i LDK-së për kryetar të Prizrenit është përmendur edhe Driton Selmanaj, por një gjë e tillë u mohua nga kryetari i degës, Haxhi Avdyli.

Nga partitë e tjera nuk ka ndonjë emër konkretë se kush mund të kandiojë për kryetarë në këtë komunë, përveç Zafir Berishës nga Nisma për Kosovën që është kandidat potencial.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...