Published On: 24 Gusht, 2017

Kushtuar të rënëve: Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj

 Për Atdheun tonë, të  lirë, demokratik, të pavarur dhe të sigurt!                                                                                              Betohemi!

Milazim Maraj

Ky ishte titulli i jetës tuaj të ndershme. Më këtë motiv jetuat, u edukuat, u shkolluat dhe luftuat. Ky ishte betimi më të cilin u flijuat, është amaneti i popullit tonë, për policin e ri të Kosovës. Ky është shembulli, model për policin e ri, idealin dhe portretin e tij. Çdo kush u ka lakmi për këtë guximin dhe devotshmërinë tuaj. Guximin e vendosmërinë e trashëguat, nga Gjergj Kastrioti. Të ju e përcollën, Sulejman Vokshi  dhe Isa Boletini.

Ju jeni barrikada para krimit të organizuar. Para atyre, që Kosovën e shohin si pronë të tyre të pa rëndësishme, kurse shqiptaret si rob të pa vlerë. Ju mbrojtët nxënësit dhe studentet nga hordhitë serbe në demonstrata për Kosovën Republikë. Nga tortura, burgosja, vrasja, helmimi dhe dhunimi. Nuk pranuat urdhra nga kriminelet; përgjigjja e juaj para tyre ishte e qartë:” Ne jemi shqiptarë dhe për ketë jemi krenarë; nuk pranojmë urdhërua nga armiqtë e popullit tonë” . Unitetin dhe bashkimin e popullit tuaj e donit shumë.  Këtë e dëshmuat. Për këtë luftuat në Koshare, për të hequr kufirin në mes të shqiptarëve. Që të mos ketë më shqiptar e toka shqiptare të ndara dhe copëtuara.  Më shembullin tuaj personal treguat së okupatori në Kosovë nuk ka vend. Ky vend i shenjët dhe ky popull i mirë meritojnë  jetë, të qetë dhe të lirë për këtë luftuat në Loxhë. Garantuat. Garantimi i juaja ishte sa patriotik aq human.  Ishit humanist. Humanizmin ua mësoj Nënë Tereza. Morët  bekimin dhe formulën e jetës tuaj.  Kjo formulë ishte:  “Të pa mundshmen  do ta bëjmë, për ata që kanë nevojë për ne. Nuk pyesim për kosto e rreziqe. Kjo është detyrë e policit të Kosovës, kjo është detyra jonë”. Ju, morët edhe bekimin e familjeve tuaja. Bekimi i familjeve që ju morët, tingëllonte kështu: Ju qoftë rruga e mbarë, punoni, jetoni , sakrifikoni ,që të vdisni më nderë. Veprat e shenjta nuk kryhen lehtë, për këtë ishin shumë te vetëdijshëm, por  Atdheu kërkonte sakrificë për të shpëtuar nga robëria dhe krimi.  osova ishte në udhëkryq. Pyetjet ishin sugjestive, behet apo jo Kosova shtet?. Duhet apo jo të jetë e pavarur?. Vetëm e me sakrificën tuaj dhe patriotëve si ju u realizua projekti i Kosovës demokratike të  lirë dhe të pavarur. Më këtë sakrificë kapitale u dëshmua së, në këtë vend luftohet krimi deri në flijim, së kjo tokë ka zot, së ky popull ka shpirt të mirë, traditë shpirtmadhësie dhe mirësie. Por krimi dhe kriminelet nuk eliminohen një herë për gjithmonë. Ata mbijnë si kërpudhat pas shiut. Për sigurimin e qetësisë dhe jetës së qetë, kërkohet punë dhe luftë e pa ndërprerë. A ka më  Kosova bijë e bija si ju? Që ta luftojnë krimin e organizuar, që ka kapluar vendin si një vdekje e zezë? Po pa dyshim ka. Por!! Kosova ka drejtësinë e plagosur rëndë, nga  krimi i organizuar dhe korrupsioni. Kjo duhet të shërohet. Klinika e kësaj sëmundje është Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e cila po ashtu po vuan nga e njëjta sëmurje. Më sa duket burimi i këtij infektimi të rrezikshëm është drejtësia e infektuar e Kosovës. Kjo sëmurje është e vjetër dhe është trashëguar nga ish Jugosllavia. Virusi ka mbetur i fjetur deri në kohën e përshtatshme . Virus të tjerë importohen në vazhdimësi nga Serbia , Rusia, Turqia etj, e Drejtësia jonë lëngon.

Tani virusi është në vlugun e veprimit. Shërimin e kësaj duhet ta kërkojmë nga gjenerata e re. Të infektuarit rëndë të dërgohen në karantinë për shërim, për të tjerët të jepet terapi adekuate.

Të rinjtë janë imun, kanë energji, guxim dhe gatishmëri. Kurse ju heronjtë e pa vdekshëm jetoni në zemrat, e familjarëve tuaj , kujtimet e tona dhe të rinjve të Kosovës. Jetoni  ju heroi të pa vdekshëm dhe na jepni motiv dhe forcë për ta luftuar të keqën tonë.  Ju jetoni më betimin tuaj “Për Atdheun tonë, të  lirë, demokratik, të pavarur dhe të sigurt”!

 Betohemi.

24,08,2017 Vrellë

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...