Published On: 29 Nëntor, 2016

Kush po trembet nga filmi dokumentar për Kolonelin?! Apo ku e ka origjinën urrejtja ndaj kolonelit?!

 

 

Arif Molliqi

 

E shikova me shume interesim filmin dokumentar KOLONELI, film kushtuar jetës, veprimtarisë, atdhedashurisë, vrasjes apo atentatit ndaj Ministrit të Mbrojtjes se RK, kolonel Ahmet Krasniqit.
Njeriut të vrarë dhe anatemuar nga vet shqiptaret.
Të gjithë, ata që e deshën por edhe ata që nuk e deshën Kolonelin kishim nevojë ta shikonim ketë film dokumentar dhe të mësojmë shumë më shumë seç kemi ditur për Ahmet Krasniqin që “e vranë dhe e shanë shqiptarët”. Prandaj për filmin, së pari e falënderoj SH H “Sali Çekaj” në Zvicër që e mundësoj materialisht dhe moralisht punën e filmit dokumentar kushtuar Kolonel Ahmet Krasniqit. E përshëndes edhe regjisorin për kurajën që pati ta qon deri në fund punën e nisur rreth jetës se Kolonelit, më gjithë ato sulmet dhe kërcënimet e ham-hamëve “trima” që u munduan aq herë ta kafshojnë gjatë punës se tij….
I shprehim mirënjohje edhe TV Dukagjinit, që me gjithë kërcënimet e emitoj filmin dokumentar, gjë që filmi edhe zgjoi shumë interesim në të gjitha trevat shqiptare dhe diasporë…
Unë, kësaj here nuk do të shkruaj asgjë për Kolonel Ahmet Krasniqin, as për filmin sepse në asnjë dokumentar asnjëherë nuk mund të thuhen të gjitha. Mirëpo, siç tregon SHHK “ Sali Çekaj”, sponsorizues i dokumentarit, ata posedojnë edhe 60 orë material, që në të ardhmen mund të presim edhe ndonjë dokumentar për kolonelin. Filmi dokumentar Koloneli, kësaj here u tregoj atyre pak të verbërve dhe të shurdhërve që nuk mund ta dëgjojnë emrin e Kolonelit, ata që nuk u pëlqen veprimtaria patriotike e Tij dhe, ata që nuk dëshirojnë që të informohemi më shumë se kush ishte Ahmet Krasniqi. Veprimet e atyre individëve, tregoj se ata janë të trembur nga e vërteta për Kolonelin dhe me gjithë kaçikun që kanë u munduan të ndalonin që filmi mos të shfaqej. Vetëm se ata nuk treguan pse ju tremben aq shumë vdekjes se Kolonelit… As nuk e dimë ku e ka origjinën urrejtja për Kolonelin?!
Mirëpo, kësaj radhe pa dashur ti ndaj ata “për” dhe ata “kundër” kolonelit, as pa u ndalur tek Aziz “trimi” siç e quajti dikush, as për Bexhetin që çuditërisht ishte kundër filmit, e këndej shpesh nëpër tubime përkujtimore për Kolonelin, krenohej që ishte vëlla i tij dhe lëshonte lot krokodili (?!) , do ti pyesja dy “trimat ” e mi (njeri E. Krasniqi e tjetri B. Krasniqi) që vetëm pse e thash në një koment se “ kur ai (Koloneli) u be i popullit, familja nuk pyetet sepse ai i takon populli….” E ata më thanë (BK), “ Arif qysh spo të vjen turp….”, për çka ata e dinë.
Tani kam vetëm një pyetje për “trimat”; ç´keni për të thënë për filmin dokumentar Koloneli?
Filmi ishte shumë i qëlluar dhe i nevojshëm…
Zotëri, dua t´ju them; s´është turp (marre), ju që kërkonit ose kërcënonit edhe me padi që të mos shfaqej filmi, tani ti kërkoni falje publike SHHK “Sali Çekaj”, regjisorit dhe TV Dukagjinit. Dhe të shpresojmë se frika e juaj ndaj filmit dokumentar vinte nga mosdija, e jo nga të bëmat e juaja në lidhshmëri më vrasjen e Kolonelit.

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...