Published On: 25 Gusht, 2017

Kush po shpif dhe bënë propagandë kundër familjes së presidentit Ibrahim Rugova..?!

Nga Rexhep ELEZAJ

Sulmet dhe propaganda e bërë viteve dhe ditëve të fundit kundër familjes emblematike të presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, nuk kanë të ndalur!

Por, sulmi i parmbrëmshëm (23.08.2017) kundër vajzës së presidentit Ibrahim Rugova, deputetes Teuta Rugova, gjegjësisht kundër djalit të tij, Ukës, nga një antirugovist i tërbuar dhe një kameleon i mjerë i Isa Mustafës, me emrin Ramiz Kelmendi, nuk ka asnjë dyshim, se i ka tejkaluar të gjitha normat njerëzore, politike, kanunore dhe ligjore, sepse ishte ndër atakimet më të paskrupullta që janë dëgjuar në historinë e re të një populli të vogël në Ballkan, i cili falë pikërisht liderit të tij historik, Dr. Ibrahim Rugovës, arriti që me njëmijë e një sakrifica si dhe luftërave të përgjakshme, pas 150 viteve robërie të rënd ta fitojë më në fund lirinë dhe pavarësinë e tij nacionale..!?

Si është e mundur që kaq shpejt të na ketë lëshuar memoria individuale dhe kolektive, kur vetëm para tri viteve, kreu dinak, pervers dhe uzurpator i LDK-së rugoviane, Isa Mustafa dhe klani i tij “Ku-Klux-Klan” (shih në Wikipedia), ushtroi presion të paparë psikik ndaj vajzës së presidentit Rugova, Teutës, që “rastësisht” të mos gabojë me e lëshuar seancën e Kuvendit në ditën kur Hashim Thaçi do të votohej për president, madje atij duhet patjetër t’ia jepte votën e saj..!?

Ndërsa sot, kur vajza e presidentit Ibrahim Rugova, deputetja Teuta Rugova, e zgjedhur me votat e popullit, me bindjen e saj si deputete dhe përfaqësuese e popullit është përcaktuar publikisht që votën e saj të lirë donë t’ia jap të nominuarit për kryeministër nga koalicioni PAN, z. Ramush Haradinaj, i njëjti klan antirugovist, pa asnjë fije turpi e shantazhojnë atë dhe prapë e kërcënojnë me përjashtim nga LDK-ja nëse e voton Ramushin për kryeministër, duke e nënçmuar si femër si dhe duke shpif ndaj vëllait të saj Ukë Rugovës me metoda linçuese, pikë për pikë të njëjta me ato të UDB-së jugosllave, kundër një vajze të re në moshë, pra kundër bijës së liderit historik të shqiptarëve të Kosovës, siç ishte presidenti Ibrahim Rugova!?

E gjithë kjo hajkë kundër një deputeteje të Kuvendit të Kosovës, bëhet me qëllim të vetëm që sa më rënd të njolloset dhe denigrohet familja e tij, duke e gënjyer opinionin, se djali i tij, Ukë Rugova, na qenka madje një kriminel ordiner, siç e quajti në intervistën dhënë TV-Dukagjinit para dy ditëve, biznesmeni i pafytyrë dhe njeriu më i përfolur në Pejë, si miku më i ngushtë i “Braça Kariçve”, njëfarë Ramiz Kelmendi, pronar i kompanisë private “ELKOS-GROUP”..!?

Mos e harroni kurrë një gjë, se e gjithë kjo luftë e pistë që është bërë para ca viteve dhe që po bëhet edhe këto ditë kundër djalit të presidentit Rugova, Ukës, siç u burgos pa dëshmi konkrete para dy viteve, e tash edhe kundër vajzës së tij, Teutës, për shkak se po donë me ia dhënë votën e saj Ramushit për t’u bërë kryeministër, ajo publikisht kërcënohet se do të përzihet nga LDK-ja, etj., s’janë asgjë tjetër, veçse luftë e vazhdueshme dhe fushatë e paskrupullt pa zgjedhur mjete dhe metoda kundër liderit historik të shqiptarëve, të cilën po e bënë klani i Isa Mustafës, alias; “Klu-Klux-Klan-i”, që për qëllim të vetëm e kanë rrënimin sa më shumë të mitit të gjallë të presidentit Ibrahim Rugova, i cili është rrënjosur thellë në shpirtin dhe zëmrat e popullit shqiptar! Pra, përmes sulmeve fashiste ndaj Ukës dhe Teutës ata duan që ta zbehin sa më shumë dhe përfundimisht ta zhbëjnë karizmin, imazhin dhe emrin historik dhe emblematik të liderit tonë kombëtar, Dr. Ibrahim Rugovës, përmes sulmeve ndaj djalit Ukës dhe vajzës së tij Teutës. Dhe, të gjitha këto lojëra dhe sulme të hapura kundër familjes Rugova vazhdojnë t’i bëjnë nga xhelozitë e tyre të sëmura, gjithnjë në orvatje të vazhdueshme, që duke e shtri për toke figurën dhe emrin e presidentit Rugova, ta ngritin famën e vetë mbi “rrënojat” e tij..!?

Por, le ta dinë qartë derisa të jenë gjallë, këta dhe soji i tyre i prishtë, se po jetuan edhe njëmijë vjet, nuk do mund t’i vijnë as te këmbët figurës poliedrike të Ibrahim Rugovës dhe veprave të tij madhore kombëtare, që ia ka lënë në trashëgim gjithë kombit shqiptar..!?

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...