Published On: 5 Gusht, 2017

Kush nga PDK do t’ia zë vendin Kadri Veselit?

Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi janë emrat më të lakuar në koalicionin PAN si kandidatë të mundshëm për kryeparlamentar nëse vendos përfundimisht të tërhiqet Kadri Veseli nga kandidatura.

Shefi i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë një interviste të enjten në RTK ka deklaruar se është i gatshëm të tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Kuvendit nëse lëvizja “Vetëvendosje” dhe koalicioni LAA do ta votojnë qeverinë “Haradinaj”.

“Unë i ftoj publikisht që nesër, të dalin dhe të zotohen publikisht se votojnë një kandidat tjetër nga PDK-ja, si dhe në të njëjtën ditë ta votojnë Qeverinë në krye me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe menjëherë e propozoj një kandidat tjetër për kryeparlamentar”, deklaruar Veseli.

I kontaktuar nga “Zëri” nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nuk ka pranuar të japë sqarime se kush do të jetë kandidat tjetër po qe se largohet Veseli.

“Nuk kam asgjë për t’i shtuar deklarimeve të sotme të kolegëve të mi, si dhe komunikatës që e merrni pas pak”, ka thënë shkurt Krasniqi.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...