Shqipëria

Kush ka guxuar të hakerojë faqen e Kryeministrisë?! (Foto)

Teksa Kryeministri Edi Rama, është duke shkuar në çdo qytet të Shqipërisë duke bërë premtimet e rradhës të fushatës elektorale, faqja zyrtare e kryeministrisë online është hackuar nga Anonymous Albania.

Grupi i hakerëve ka marrë përsipër përgjegjësinë mbi këtë sulm dhe rënien e serverit të kryeministrisë. Të gjithë ata që klikojnë në sajtin www.kryeministria.al, do të vënë re se faqja nuk hapet.

Websajti zyrtar i Kryeministrisë http://www.kryeministria.al/ është sulmuar nga AnonymousAlbania. Bojkoto Zgjedhjet. Mos Voto”, – shkruajnë hackerat në profilin e tyre zyrtar në Facebook.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *