Published On: 18 Nëntor, 2016

Kush janë deputetët e LDK-së qe sipas Isa Mustafës e kanë bllokuar liberalizimin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dy ditë më parë ka shkruar në ‘Facebook’, se LDK do ta dijë se kush janë deputetët e saj që në kundërshtim me vendime e organeve më të larta, po e pengojnë liberalizimin e vizave.

Ai madje ka akuzuar ata se kanë përqafuar kauzën AAK-së dhe po bëhen pengesë për liberalizimin e vizave duke e kundërshtuar demarkacionin.

Mirëpo, në këtë parti hezitojnë të tregojnë hapur se cilët janë deputetët kundërshtues të demarkacionit.

Muharrem Sfarqa, anëtar i Kryesisë së LDK-së, thotë se është praktike e pazakonte qe deputetët të dalin kundër vendimeve të organeve të partisë. Me ose pavetëdije, ai thotë se këta deputetë janë futur në agjenda të huaja anti shtetërore.

“Ne duhet me qenë institucionalit dhe me i respektu vendimet e partisë. Agjendat e partive opozitare janë të paqena. Ata kanë synim vetëm me çu vendin në zgjedhje. Neve na nevojitet stabilitet kur synojmë qe të integrohemi dhe na duhet më shumë disipline shtetërore”, ka thënë Sfarqa për ‘Indeksonline’.
Edhe anëtari tjetër i Kryesisë, Nasër Osmani, thotë se qëndrimet partiake të partisë duhet të respektohen nga çdo anëtar i LDK-së. Duke mos dashur të përmend emra, ai thotë se një pjesë e deputetëve kanë dilema rreth demarkacionit. Duke besuar se ata do të janë të përgjegjshëm kur demarkacioni të shkoj për votim, për interesat shtetërore.

Deputetët si Shpejtim Bulliqi, Adem Salihaj, Arben Gashi kanë thënë disa herë se nuk e votojnë demarkacionin. Ndërsa, sipas burimeve të ‘Indeksonline’, kundër versionit aktual të demarkacionit janë edhe: Armend Zemaj, Vjosa Osmani, Besa Gaxherri, Fatmir Rexhepi, dhe Hatim Baxhaku.

Më 1 shtator kryeministri Mustafa pati tërhequr nga rendi i ditës projektligjin për demarkacion me Malin e Zi. Me pretekstin se një Grup Parlamentar duke aluduar në Listën Serbe e kishte kushtëzuar votimin e këtij projektligji./Indeksonline/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...