Published On: 21 Gusht, 2017

Kush ishte Bajram Rexhepi, ish-kryeministri i parë i Kosovës?

  • Në moshën 63-vjeçare ka ndërruar jetë sot në një spital në Turqi ish-kryeministri i parë i Kosovës, Bajram Rexhepi.

Rexhepi ka lindur  më 3 qershor të vitit 1954 në Mitrovicë. Në vitin 1979 kishte përfunduar fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet pas-universitare i ka përfunduar në vitin 1985 në Zagreb.

Gjatë luftës së viteve 1998-99 Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës, shkruan portali Zeri.info.

Pas luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i këshillit bashkiak të Mitrovicës dhe kryetar i Mitrovicës së jugut.

Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e ish-kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si kryeministrin e parë të Kosovës, ndërsa Ibrahim Rugova ishte zgjedhur president i Kosovës. Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006.

Ndërsa gjatë periudhës 2010-2014 Rexhepi ka qenë ministër i Brendshëm i Kosovës.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...