Published On: 18 Gusht, 2017

Kush ia vodhi idenë Milaim Zekës?

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka thënë se ideja e Albin Kurtit nga Vetëvendosja që deputetët të përzgjedhin një kandidat të përbashkët për Kryetar të Kuvendit më 24 gusht, është ide që më parë e kishte propozuar vetë Zeka.

Ai, nëpërmes një shkrimi në Facebook, letrën e hapur të Kurtit gjatë ditës së sotme, e quan si diçka joserioze dhe ndërlikim të mëtutjeshëm të situatës politike në vend.

Ky është shkrimi i plotë i Zekës:

Albin Kurti e ka vjedhur iden e NISMES

Letra e hapur eshte vetem tallje me publikun

Nuk kam pasur ndermend te shkruaj, te pakten deri diten e merkure. Aresyeja e ketij shkrimi eshte vjedheja e idese, dhe propozimit tim, te bere ne fillim te kesaj jave, nga ana e Albin Kurtit, te VV. Fatkeqesisht, kete karamel te vjedhur, i pari e paska perbi Lutfi Haziri i LDK-se, i cili, kurr nuk kordinohet me partine e tije se çfare duhet te flas. Luta flet ndryshe, Agim Veliu, ndryshe. Luta mundet me fole ndryshe, ama ne emrin etije personal.

Letra e Albin Kurtit, nuk eshte asgje tjeter, perpos qe me ba hala ma lluge situaten ne Parlament. Ashte leter, permes se ciles u bene thirreje deputeteve per me shkele Kushtetuten e Kosoves, qe vetem tash i ka ra ndermend qe na qenka e keqe.

Zbllokimi i situates ne Kuvend, ashtu sikurse kam paralajmeruar ne fillim te kesaj jave, munde te zgjidhet vetem me vullnetin, dhe guximin brenda PAN-it.

Nese Kadri Veseli nuk do te votohet diten e enjte per kryetar, normalisht qe PAN- do te dali me nje propozim tjeter, me nje kandidat qe do te votohej nga shumica.

Si do te tingellonte per publikun e gjere, ne qofte se PAN- do te dale me nje propozim te vetin, ku ne vend te Aida Dergutit te VV, ta propozonim Rexhep Selimin, ose ne vend te Kujtim Shales te LDK se, te propozonim Labinot Tahirin, per nenkryetar te Kuvendit te Kosoves?!

Propozimi i Kurtit eshte vetem per me ba hajgare, asgje tjeter. Dhe kete hajgare, shpresoje qe perpos Lutfi Hazirit, askush tjeter te mos e marre seriozisht!

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...