Published On: 24 Prill, 2017

Kush i dërgoi shqiptarët të vriteshin në Çanakkale, derisa ushtritë serbe, greke dhe bullgare masakronin shqiptarë (Video)

Driton Tali

Pyetje për historianët tanë: kush i dërgoi shqiptarët për të vdekur në Çanakkale kur ndërkohë ushtria serbe por edhe ato greke e bullgare bënin masakra në shqiptari gjithandej?!

“N’Çanakkale mrena, n’fusha t’mejdanit
Aty ishin kanë mbledhun vlla, trimat e xhihadit”

————

Në Luftën e Çanakkales, e cila zgjati nga 25 prilli i 1915 deri me 9 janar të 1916 (pra 8 muaj e 2 javë e një ditë), morrën pjesë të paktën dy batalione me shqiptarë (disa thonë se pati edhe më shumë, e qonë numrin në disa mijë vullnetarē).

Siç dihet, pak kohë më përpara ne e luftuam Perandorinë turke – osmane dhe e shpallëm Pavarsinë prej saj (1912), si dhe në këtë kohë ushtria serbe dhe ato greke e bullgare bënin krime të mëdha në popullatën shqiptare gjithandej, atëhere nuk po e kuptoj assesi pse more vëlla ata trima shkuan për të luftuar në mbrojtje të Perandorisë turke-osmane e nuk rrinin me mbrojtë vendin e vet?!

Kush dhe si i mobilizoi ata që të shkojnë në atë luftë të huaj dhe t’i lënë shtëpitë e tyre shkret?!

S’din çka të thotë njeriu, mbase ajo thënja “budallën myte e mos i kallxo pse” e jep kuptimin! T’u e pasur xhihadin ne vendin e tyre kanë shku me bërë xhihad te “dushmoni”.

Kjo këngë e dhimbëshme e shpjegon goxha mirē atë kasaphane.

Çanakkale

N’Çanakkale mrena pej Stambollit
Oh lumja nona ku po m’qon karshi dushmanit
Oh për t’rijt tonë aman

N’Çanakkale mrena topi bubullon
Oh ku po bijke gjylja vlla, uji aty gufon
Oh për t’rijt tonë aman

N’Çanakkale mrena, n’fusha t’mejdanit
Aty ishin kanë mbledhun vlla, trimat e xhihadit
Oh për t’rijt tonë aman

N’Çanakkale mrena,u vrava, u varrova
Tri ditë pa m’dalë shpirti vlla, vorrin e kërkova
Oh për t’rijt tonë medet

N’Çanakkale mrena,na u ba terr e zi
Ah t’vramit e t’varruemit, nër çadër tuj shti
Oh për t’rijt tonë medet

N’Çanakkale mrena, nisi me ra shi
Ah n’atë zavallë t’shpirtit vlla, m’mur malli për shpi
Oh për t’rijt tonë aman

N’Çanakkale mrena, ni bunar mjedis
Oh mos e pini ujtë oh vllazën, e kan xeherlisë
Oh për t’rijt tonë aman

Dola pej Stambollit, me pa selamet
Ah nanës tonë e babës tonë, ymri ju k’putë krejt
Oh për t’rijt tonë aman

N’Çanakkale mrena,na mloj tymi i zi
Oh urdhni erdh pej mbretit vlla, hygjym me singi
Oh për t’rijt tonë aman

N’Çanakkale mrena, dola me ni skejë
Oh ballanat po shkojnë përpjetë, xhyphane tue djegë
Oh për t’rijt tonë

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...